Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur kamerieri 18-vjeçar Genti Nela dhunohet nga djemtë e pronarit të hotelit “Flar” në Malin e Robit në Golem mbrëmjen e 28 gushtit. Në pamje, fillimisht dallohet 18-vjeçari i veshur me një bluzë të zezë, i cili godet me grusht Arbër Habilajn, i shpallur në kërkim pas ngjarjes. Dinamika e sherrit dhe e përplasjes para këtij momenti është ende e paqartë. Por menjëherë pasi 18-vjeçari ka goditur Habilajn, ky i fundit bashkë me 3 persona të tjerë e rrethojnë të riun duke e qëlluar me grushte pa pushim dhe duke e shtyrë. Dhuna zgjat të paktën 30 sekonda, sipas sekuencës së pamjeve që ka arritur të sigurojë gazetari i Report Tv Sokol Dema, por është e paqartë se çfarë ka ndodhur para dhe pas këtij momenti. Sipas policisë, përplasja e dhunshme ka ndodhur pasi i riu ka kërkuar pagesën për punën në hotel. Për ngjarjen ka rënë në pranga Florian Habilaj, djali i pronarit të hotelit dhe Enold Dragoti, shoku i pronarit. Të dy akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe u lanë në qeli vetëm një ditë më parë nga Gjykata e Durrësit. Në gjendje të lirë po hetohet dhëndri i pronarit. LEXO EDHE:Autorë të 8-të vjedhjeve në Durrës, arrestohet 49-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori (EMRI) Ndërkohë, në burg ka përfunduar edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela. Ky i fundit pasi u vu në dijeni për dhunën ndaj nipit, mori kallashnikovin dhe shkoi të vrasë autorët, por u ndalua nga policia. Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: flar Durres Genti Nela Arber Habilaj Enold Dragoti Florian Habilaj Melison Nela Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.8 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento BLEDI: 01/09/2026 12:22 ME THIKE TJA KISHE CARE FYTIN O KAMARIER DJALI,,,GJETE PUNE TE DROGMENET..... Përgjigju Punetori: 01/09/2026 11:23 Ky eshte biznesi ne Shqiperi: trafikante e kriminele qe pastrojne parate me struktura turistike, qe nuk punojne as vete e as kane edukuar femijet me kulturen e punes dhe pastaj dhunojne punetoret per nje page mbijetese.
Kerkoni mire se familje biznesmenesh te tille gjeni ne te gjithe vendin dhe te gjithe sektoret e ekonomise: nga ndertimi, sherbimet, shendetesia, arsimi, transporti dhe media, qe nga Vermoshi deri ne Konispol. Përgjigju Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.8% Drejtësia 65.5% Nuk e di 3.7% Vota total: 2616 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
