Lajme Zone
“Gruan e vrava tani e keni rradhën ju”, 38-vjeçari pas krimit la automjetin me trupin e të ndjerës para spitali
KulturëJOQ Albania

“Gruan e vrava tani e keni rradhën ju”, 38-vjeçari pas krimit la automjetin me trupin e të ndjerës para spitali

Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar një muaj paraburgim për Valon Ramushin, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Nafije Bogujevci, dhe vëllait të saj, Egzon Bogujevci. Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 tetor 2026, në fshatin Livoç i Ultë, ndërsa dosja gjyqësore zbulon detaje tronditëse mbi dinamikën e krimit.

Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar një muaj paraburgim për Valon Ramushin, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Nafije Bogujevci, dhe vëllait të saj, Egzon Bogujevci. Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 tetor 2026, në fshatin Livoç i Ultë, ndërsa dosja gjyqësore zbulon detaje tronditëse mbi dinamikën e krimit.

Sipas dokumenteve të Gjykatës, gjithçka ndodhi rreth orës 14:21, pas një mosmarrëveshjeje, motivet e së cilës ende nuk janë bërë të qarta.

Fillimisht, Valon Ramushi ishte nisur së bashku me bashkëshorten drejt fshatit Pozheran, në komunën e Vitisë, ku banonte familja e saj. Çifti u kthye më pas në drejtim të Gjilanit, ndërsa pas tyre u nisën me një automjet Opel Combo Egzon Bogujevci dhe dy familjarë të tjerë, M.B. dhe R.B., me qëllim që të bisedonin për konfliktin.

Në hyrje të fshatit Livoç i Ultë, tre familjarët parakaluan automjetin Volkswagen Tiguan që drejtohej nga Ramushi dhe ndaluan për ta pritur. Por ky i fundit vijoi udhëtimin drejt Gjilanit.

Pikërisht gjatë rrugës, sipas dosjes gjyqësore, Ramushi nxori një pistoletë të tipit Beretta dhe qëlloi nga afër bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në sediljen e përparme të pasagjerit. Nafije Bogujevci humbi jetën brenda automjetit.

Pas vrasjes së saj, i dyshuari ndryshoi drejtim dhe u kthye në hyrje të Livoçit të Ultë, ku ndodheshin tre familjarët e bashkëshortes. Ai ndaloi automjetin pas tyre, doli me armë në dorë dhe, sipas dosjes, iu drejtua me fjalët: “Unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra”.

Menjëherë pas kësaj, ai hapi zjarr në drejtim të tre personave. R.B. arriti të largohej pa u qëlluar, ndërsa M.B. mbeti i plagosur, por mundi të strehohej në oborrin e një banese.

Ndërkohë, Egzon Bogujevci nuk arriti të shpëtonte. Sipas përshkrimit të ngjarjes në dosjen gjyqësore, Ramushi qëlloi disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas dy vrasjeve, i dyshuari u largua me Volkswagen Tiguan, brenda të cilit ndodhej trupi i bashkëshortes. Ai e çoi automjetin në oborrin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, pranë hyrjes së urgjencës, dhe e la aty. Më pas u paraqit në polici dhe u dorëzua.

Dosja gjyqësore përshkruan dy episode të njëpasnjëshme të përdorimit të armës së zjarrit, që përfunduan me vdekjen e Nafije Bogujevcit dhe Egzon Bogujevcit, si dhe plagosjen e një familjari tjetër.

Pavarësisht detajeve të zbardhura mbi mënyrën se si ndodhi krimi, mbetet ende mister se çfarë e shkaktoi mosmarrëveshjen mes bashkëshortëve dhe çfarë ndodhi përpara se konflikti të përfnte në një tragjedi të dyfishtë.

Gjykata ka caktuar një muaj paraburgim për Valon Ramushin, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes.