Lajme Zone
Groenlanda, Danimarka dhe SHBA planifikojnë marrëveshje të re për sigurinë në Arktik
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Groenlanda, Danimarka dhe SHBA planifikojnë marrëveshje të re për sigurinë në Arktik

Groenlanda, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë javën e ardhshme një marrëveshje për forcimin e sigurisë në rajonin e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut. Sipas një deklarate të qeverisë daneze, marrëveshja pritet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e tre qeverive në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që zhvillohet në Nju Jork.

Groenlanda, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë javën e ardhshme një marrëveshje për forcimin e sigurisë në rajonin e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut. Sipas një deklarate të qeverisë daneze, marrëveshja pritet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e tre qeverive në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që zhvillohet në Nju Jork. Dokumenti synon të forcojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë në një rajon me rëndësi strategjike për Danimarkën, Groenlandën dhe Shtetet e Bashkuara. Pas nënshkrimit, marrëveshja do t’i nënshtrohet procedurave të nevojshme parlamentare përpara se të hyjë në fuqi. Njoftimi vjen në një kohë kur siguria në Arktik dhe Atlantikun e Veriut ka marrë rëndësi të shtuar për aleatët perëndimorë, për shkak të interesave strategjike dhe ushtarake në këtë rajon. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Danimarka dhe SHBA Groenlanda