Lajme Zone
Greva e punonjësve të palës greke/ Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat, vetëm këmbësorët mund të kalojnë kufirin
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Greva e punonjësve të palës greke/ Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat, vetëm këmbësorët mund të kalojnë kufirin

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit Kufitar të Mavromatit dhe Dogana e Kakavijës do të zhvillojë një grevë ditën e hënë, më 27 korrik 2026.

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit Kufitar të Mavromatit dhe Dogana e Kakavijës do të zhvillojë një grevë ditën e hënë, më 27 korrik 2026. Sipas njoftimit zyrtar, greva do të nisë në orën 05:00 dhe do të zgjasë deri në 09:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj periudhe, nuk do të lejohet kalimi i asnjë automjeti nëpër pikën kufitare.

Autoritetet bëjnë me dije se vetëm këmbësorët do të lejohen të kalojnë kufirin, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh këtë kufizim, për të shmangur pritjet dhe vonesat. Top Channel