Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Greta Thunberg në protestën në Tiranë, ironizon Balla: Paska ardhur për të na mbrojtur nga imperalizmi! Klikimet u morën, tani avioni dhe hipokrizia e radhës (VIDEO)


Kreu i grupit të PS shkruan se aktivistja suedeze erdhi për të mbrojtur natyrën nga “fuqitë imperialiste”, por në Berlin është tallur me lëvizjen që kishte themeluar vetë. Balla vë në pikëpyetje vërtetësinë e këtij aktivizmi që duket se bëhet më shumë për të grumbulluar klikime dhe jo për të mbrojtur kauzën.

Në një postim në rrjetet sociale, Taulant Balla ka ironizuar ardhjen e Greta Thunberg në Tiranë dhe pjesëmarrjen e saj në protestën në Tiranë. Kreu i grupit të PS shkruan se aktivistja suedeze erdhi për të mbrojtur natyrën nga “fuqitë imperialiste”, por në Berlin është tallur me lëvizjen që kishte themeluar vetë. Balla vë në pikëpyetje vërtetësinë e këtij aktivizmi që duket se bëhet më shumë për të grumbulluar klikime dhe jo për të mbrojtur kauzën. “Ooooooo paska ardh Greta Thunberg në Tiranë për të mbrojtur natyrën nga fuqitë imperialiste siç thotë ajo, pasi në Berlin shpërtheu në gajasje kur mësoi se “Fridays for Future”, lëvizja për klimën që ajo vetë themeloi, vazhdonte ende të protestonte. LEXO EDHE:Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes 5-ditore, Alfred Hoxha përfn në duart e 'Shqiponjave' në Tiranë Ky është paradoksi i aktivizmit të epokës së klikimeve: Hipokrizi e gjallë me gjërat që vlejnë! Nga një hipokrizi në tjetrën, me kamera gjithmonë të ndezura dhe rezultate konkrete në xhepat që s’duken. Klikimet u morën, spektakli u bë, tani avioni dhe hipokrizia e radhës. Vendet ndryshojnë, por algoritmi mbetet i njëjtë!”, shkruan Balla. P.J / K.C P.J Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Greta Thunberg Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.8% Jo 29.3% Nuk e di 8.9% Vota total: 1790 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?