Greqia vijon të mbetet në alarm për zjarre ku në të paktën 10 rajone është aktivizuar kategoria 4 e rrezikut. Sot parashikohen erëra të forta nga veriu, të cilat lokalisht në Detin Egje mund të arrijnë deri në 21–24 m/s. LEXO edhe...8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt aktivizohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO) Deri në orën 13:00 është ndaluar lundrimi në portet e Rafinës dhe Lavrios, por jo në Pire, ndonëse këtu vijojnë anulimet dhe ndryshimet e orareve. Rajonet në gatishmëri: Atika, njësitë rajonale të Korinthias, Argolidës dhe Lakonisë, njësitë rajonale të Akaisë dhe Elidës, si dhe zona të Greqisë Qendrore, Sporadeve, Egjeut Verior dhe Jugor, Kretës, Halkidikisë, Malit Athos, Maqedonisë Lindore dhe Trakisë, përfshirë Samothrakën. Qytetarëve u është bërë thirrje të tregojnë kujdes të veçantë dhe të shmangin çdo aktivitet në ambiente të hapura që mund të shkaktojë zjarr nga pakujdesia, si djegia e barërave të thata dhe degëve, përdorimi i mjeteve që shkaktojnë shkëndija, barbekjutë në ambiente të hapura dhe hedhja e cigareve të ndezura. Paralelisht, po shqyrtohet zbatimi i masave parandaluese, si ndalimi i qarkullimit të automjeteve dhe qëndrimit të vizitorëve në pyje, parqe kombëtare dhe zona të tjera të rrezikuara. Parashikohet se erëtat do të mbeten të forta edhe të dielën në një pjesë të konsiderueshme të Greqisë dhe do të fillojnë të dobësohen nga pasditja. P.J/ReportTv.al zjarret 2026 greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.2% Jo 52.9% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 5619 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

