Më shumë se 1.600 produkte bazë të konsumit dolën këtë të hënë në treg me çmime të ulura në Greqi, në kuadër të një marrëveshjeje mes qeverisë, industrisë, furnitorëve dhe rrjeteve të supermarketeve, që synon të lehtësojë koston e jetesës për familjet. Në nisje të programit u përfshinë mbi 1.660 kode produktesh, ndërsa lista pritet të zgjerohet me pjesëmarrjen e kompanive të tjera. Ulja mesatare e çmimeve llogaritet rreth 7%, ndërsa për shumicën e produkteve zbritjet variojnë nga 5% në 7%. Për disa artikuj, sipas mediave greke, ulja arrin deri në 20%-30%. Marrëveshja bazohet në pjesëmarrjen vullnetare të kompanive dhe uljet aplikohen mbi çmimin normal të raftit, jo si oferta të përkohshme apo kupona promocionalë. Lista përfshin rreth 30 kategori produktesh, 19 prej tyre ushqime dhe pije, si mish, qumësht, kos, djathë, vezë, bukë, miell, makarona, oriz dhe vaj, por edhe detergjentë, produkte të higjienës personale, pelena dhe artikuj shkollorë. Në kategorinë e artikujve shkollorë janë përfshirë mbi 450 produkte me ulje mesatare rreth 10%, ndërsa për rreth 250 produkte të markave private të supermarketeve ulja mesatare është 7%. LEXO EDHE:Blushi kërkon uljen e TVSH-së për ushqimet e shportës: Me Ramën shqiptari paguan më shumë dhe merr më pak Sipas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, uljet do të zbatohen për një periudhë nga dy deri në katër muaj. Ai tha se masa nuk i zgjidh të gjitha problemet me të cilat përballen familjet, por përbën një lehtësim konkret, veçanërisht në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Programit i janë bashkuar më shumë se 90 kompani furnizuese dhe të tregtisë me shumicë, 12 zinxhirë supermarketesh dhe tre rrjete dyqanesh të lodrave dhe artikujve shkollorë. Produktet me çmime të reduktuara do të identifikohen me etiketa të posaçme në raft, ndërsa qytetarët mund të kontrollojnë në platformën shtetërore “PosoKanei” produktet e përfshira, nivelin e uljes së çmimeve dhe supermarketet ku ofrohen. Nisma shkaktoi reagime edhe në Shqipëri nga opozita. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzuan qeverinë se nuk po ndërmerr masa për përballimin e kostos së jetesës dhe kërkuan uljen e TVSH-së për produktet ushqimore, vendosjen e minimumit jetik dhe subvencionimin e shpenzimeve të shkollës. U.D/Shqiptarja.com TAG: greqi Kyriakos Mitsotakis influencere Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Or tej: 31/08/2026 19:04 Ne shqiperi vetem po paten shpirt oligarket mund te behet or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 65.9% Nuk e di 3.6% Vota total: 1876 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

