Lajme Zone
Greqi/ Tragjedi në Sifnos, rrëzohet helikopteri në ishullin e Cikladeve, vdesin 3 personat që gjendeshin në bord!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Greqi/ Tragjedi në Sifnos, rrëzohet helikopteri në ishullin e Cikladeve, vdesin 3 personat që gjendeshin në bord!

Mësohet se helikopteri ishte nisur nga Markopoulo, Atikë, dhe banorët raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë në ajër, përpara se helikopteri të rrëzohej.

Një tragjedi ajrore ndodhi të hënën pasdite në Sifnos të Greqisë, ku një helikopter privat u rrëzua në ishullin e Cikladeve. Sipas mediave greke, të tre personat që ndodheshin në bord gjatë incidentit humbën jetën. LEXO edhe...Jakin Marena: Misteri i pushimeve të Kurtit në Greqi dhe 'divorci' me SHBA e Tiranën Tre trupat (dy burra dhe një grua), ende të paidentifikuar, u gjetën të karbonizuar gjatë shuarjes së zjarrit, i cili u shkaktua nga rënia e helikopterit Bell 206 në zonën e Tholos. Siç raportohet nga ERT, helikopteri ishte nisur nga Markopoulo, Atikë, dhe banorët raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë në ajër, përpara se helikopteri të rrëzohej. Lajmi u konfirmua për herë të parë për CNN Greece nga kryetarja e bashkisë së ishullit, Maria Nadali, e cila ndodhej në vendin e rrëzimit të avionit dhe njoftoi se zjarri ishte shuar. Qendra Operacionale e Zjarrfikësve u informua për incidentin rreth orës 18:17 dhe forcat u mobilizuan menjëherë për t'u përballur me flakët. R.Xh/ReportTv.al greqi helikopter Sifnos viktima rrezohet helikopteri Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.4% Social media 16.9% Vota total: 2439 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?