Lajme Zone
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Greqi/ Makina përplaset ‘kokë më kokë’ me kamionin, nëna shqiptare dhe i biri humbin jetën! VIDEO e aksidentit tragjik


Dy shqiptarët që ndodheshin në makinë, një grua 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar, humbën jetën për shkak të përplasjes së fortë.

Një aksident tragjik rrugor i ka marrë sot jetën dy shqiptarëve në Greqi. Viktimat janë një grua 43-vjeçare dhe djali i saj, të cilët humbën jetën mëngjesin e së premtes pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas "kokë më kokë" me një kamion në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, pranë Paleokomit, në rajonin e Serres. Sipas mediave greke, në momentin e aksidentit automjeti drejtohej nga i riu, ndërsa nëna e tij ndodhej në sediljen e pasagjerit. Ata punonin tw dy nw sektorin e pasurive tw paluajtshme. Përplasja, siç e tregojnë edhe pamjet ishte aq e fortë sa të dy humbën jetën në vend. Shoferi 56-vjeçar i kamionit mbeti i plagosur lehtë dhe u transportua në spital. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e aksidentit. Videoja tregon kamionin duke lëvizur në korsinë e tij, kur papritur përballë shfaqet makina, e cila duket se lëviz me shpejtësi të lartë. Përplasja ndodh brenda pak sekondash. LEXO EDHE:Tiranë/ 10-vjeçari përplaset nga motori dhe makina! Pranga 27-vjeçarit, nën hetim 47-vjeçari Pas tragjedisë ka folur edhe bashkëshorti i 43-vjeçares dhe babai i të riut, i cili mes lotësh tha se brenda pak çastesh humbi dy njerëzit më të afërt. "Kam humbur gruan dhe djalin tim. Po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi. Kam humbur gjithçka", u shpreh ai për televizionin publik grek ERT. Mediat greke raportojnë se familja, me origjinë nga Shqipëria, jetonte prej vitesh në Paleokomi. Nëna dhe djali punonin në të njëjtën kompani të pasurive të paluajtshme në zonën e plazhit të Ofrinios dhe mëngjesin e së premtes ishin nisur drejt vendit të punës kur ndodhi aksidenti. Versionin e tij për ngjarjen e ka dhënë edhe shoferi i kamionit. Në një prononcim për Mega, ai tha se po lëvizte normalisht në korsinë e tij me një shpejtësi rreth 75-80 km/h, kur pa makinën që, sipas tij, kishte humbur kontrollin dhe kishte hyrë në korsinë e kundërt. "Isha normalisht në korsinë time. Papritur pashë një makinë që vinte drejt meje. U përpoqa të shmangesha majtas, por nuk munda. Ajo u përplas me kamionin tim dhe ndodhi tragjedia", tha ai. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:13 Nënë e bir vdiqën në aksident në Greqi, familja shqiptare në zi: Kemi humbur gjithçka! Flet shoferi i kamionit: Isha në korsinë time, makina ishte jashtë kontrollit! "Kam humbur gruan dhe djalin tim. Po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi. Kam humbur gjithçka."Me këto fjalë, bashkëshorti i 43-vjeçares dhe babai i të riut që humbën jetën në aksidentin tragjik në Serres përshkroi dhimbjen e tij, në një prononcim për televizionin publik grek ERT.Tragjedia ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, pranë Paleokomit. Brenda pak sekondash, burri humbi bashkëshorten dhe djalin e tij, të cilët ishin nisur herët nga shtëpia për të shkuar në punë.43-vjeçarja dhe djali i saj 21-vjeçar udhëtonin me të njëjtën makinë, me të riun në timon dhe nënën në sediljen e pasagjerit. Rreth orës 07:30, automjeti u përplas "kokë më kokë" me një kamion. Përplasja ishte fatale dhe të dy humbën jetën në vend.Familja, me origjinë nga Shqipëria, jetonte prej vitesh në Paleokomi. Nëna dhe djali punonin në të njëjtën kompani, me bazë në plazhin e Ofrinios, dhe po udhëtonin drejt vendit të punës kur ndodhi aksidenti. Ata punonin në një zyrë real estatePas tyre kanë mbetur bashkëshorti dhe babai i familjes, si edhe vajza e çiftit, të cilët tashmë përballen me humbjen e dy njerëzve të tyre më të afërt.Ndërkohë, shoferi 56-vjeçar i kamionit ka dhënë versionin e tij për aksidentin. Në një prononcim për Mega, ai tha se po lëvizte normalisht në korsinë e tij me një shpejtësi rreth 75-80 km/h, kur pa makinën që, sipas tij, humbi kontrollin dhe hyri në korsinë e kundërt."Isha normalisht në korsinë time me 75-80 kilometra në orë. Papritur pashë një makinë që vinte drejt meje. Kishte humbur kontrollin. U përpoqa të shmangesha majtas, por nuk arrita. Ajo u përplas me kamionin tim dhe ndodhi tragjedia", deklaroi ai.Shoferi i kamionit mbeti i plagosur lehtë dhe u transportua në Spitalin e Dramës. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 13:25 Dalin pamjet e përplasjes fatale në Greqi, humbën jetën nëna shqiptare dhe djali i saj 21-vjeçar (VIDEO) Vetëm pak sekonda kanë zgjatur momentet që i morën jetën një 43 vjeçareje shqiptare nw Greqi dhe djalit të saj 21 vjeç kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas 'kokë më kokë' me një kamion. Në pamjet e publikuara nga aksidenti tragjik , kamioni shihet duke lëvizur në anën e djathtë të rrugës, kur papritur përballë tij shfaqet makina, që duket se lëviz me shpejtësi të lartë. Përplasja është e pashmangshme dhe fatale. U.D/Shqiptarja.com Share R.Xh/U.D/Shqiptarja.com TAG: greqi aksident me vdekje aksident rrugor Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 60.2% Nuk e di 5% Vota total: 2530 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?