Lajme Zone
KulturëReport TV

‘Grepi i artë’, premierë në Durrës, autori: Komeditë e sotme, stigmatizuese ndaj partive


Në qendër të komedisë janë ambicia për pushtet dhe përpjekjet për të ruajtur imazhin, të cilat krijojnë konflikte, keqkuptime dhe situata të mbushura me ironi.

DURRES- E qeshura dhe humori rikthehen në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës me komedinë “Grepi i Artë”, një vepër që ndërthur intrigat, dyshimet dhe sekretet në një histori plot të papritura. Me autor Bashkim Hoxhën dhe regji të Najada Elmazit, shfaqja u prezantua premierë mbrëmjen e së enjtes, duke përcjellë emocione dhe të qeshura për publikun. LEXO edhe...I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 'skifteri' 31-vjeçar nga Kavaja (EMRI+VIDEO) Në qendër të komedisë janë ambicia për pushtet dhe përpjekjet për të ruajtur imazhin, të cilat krijojnë konflikte, keqkuptime dhe situata të mbushura me ironi. Për autorin Bashkim Hoxha, kjo premierë ka një domethënie të veçantë, pasi rikthehet në skenën ku, 50 vite më parë, vuri në jetë dramën e tij të parë, “Shokë Lufte”. Përmes personazheve shumëngjyrëshe, historia vjen në skenë përmes interpretimit të aktorëve Neritan Liçaj, Julia Ilirjani, Mimoza Marjanaku, Era Çaushi, Ervin Doko, Marvin Tafaj dhe Xhejni Fama. Komedia “Grepi i Artë” do të vijojë të shfaqet edhe gjatë fundjavës në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. R.D/A.E/ReportTv.al grepi i arte teater bashkim hoxha Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.4% Veliajn 20.4% Asnjërin 27.3% Vota total: 932 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?