Lajme Zone
Grabitje në një postë private në Yrshek/ 3 persona marrin 3 pako, policia dyshon për sende të jashtëligjshme
KulturëABC News Albania

Grabitje në një postë private në Yrshek/ 3 persona marrin 3 pako, policia dyshon për sende të jashtëligjshme

3 persona kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit 3 pako nga magazinat e një poste private në Yrshek. Sipas burimeve për ABC News ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas marrjes së 3 pakove, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihet se çfarë përmbanin, ndërsa personeli i kompanisë postare po kryen inventarin për të përcaktuar se cilat janë dërgesat e marra, në emër të kujt ishin porositur dhe nga ku ishin nisur. Grupi hetimor dyshon se pakot mund të ketë pasur sende të jashtëligjshme. Ndërkohë, policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e 3 autorëve, kane sekuestruar pamjet filmike dhe gjithashtu Brenda zyrës është gjetur një pistoletë lodër që u ka rënë grabitësve.

3 persona kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit 3 pako nga magazinat e një poste private në Yrshek. Sipas burimeve për ABC News ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas marrjes së 3 pakove, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihet se çfarë përmbanin, ndërsa personeli i kompanisë postare po kryen inventarin për të përcaktuar se cilat janë dërgesat e marra, në emër të kujt ishin porositur dhe nga ku ishin nisur.

Grupi hetimor dyshon se pakot mund të ketë pasur sende të jashtëligjshme. Ndërkohë, policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e 3 autorëve, kane sekuestruar pamjet filmike dhe gjithashtu Brenda zyrës është gjetur një pistoletë lodër që u ka rënë grabitësve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet postevjedhjeyrshek