Policia e Tiranës vijon hetimet për grabitjen me armë të argjendarisë në Paskuqan. Policia ka gjetur motorin që dyshohet se u përket autorëve. Dy grabitësit dyshohet të kenë vjedhur bizhuteri të shtrenjta me një peshë afro 2 kilogramë flori.
Grabitësit ishin të armatosur me një automatik dhe një çekiç, të cilin, nga shpejtësia, e kanë harruar në vendin e ngjarjes. Autorët janë larguar me një mjet me targa të fshehura përmes rrugës dytësore. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

