Pak ditë pas grabitjes me armë të një argjendarie në Paskuqan, policia ka arritur të gjejnë motorin qe dyshohet se është përdorur në grabitje, ndërsa autoret vijojnë të jenë ende të paidentifikuar. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët ndoqën të njëjtin itinerar si për të shkuar deri në argjendari, ashtu edhe për t’u larguar. Ata lëvizën me një motor pa targa dhe përdorën rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore, mjet tashmë i sekuestruar nga grupi hetimor me shpresën se në të mund të përftohen prova që mund të çojnë në zbulimin e autorëve. Ata hynë të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov dhe grabitën vetëm sende floriri të cilat shkojnë mbi 1.5 milionë lekë. Dyshohet se njëri prej autorëve të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderueshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: motori

