Lajme Zone
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

Një argjendari u grabit pasditen e të mërkurës në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.

Një argjendari u grabit pasditen e të mërkurës në zonën e Paskuqanit, në Kamëz. Policia dhe Prokuroria dyshojnë se vlera e argjendarisë së vjedhur kap shifrën e 1.5 milionë lekëve të reja.

Burime pranë Komisariatit numër 5 i thanë gazetares Anila Hoxha se ka dyshime që njëri nga grabitësit mund të jetë paraqitur më herët si klient për të ezauruar dhe kuptuar se çfarë kishte në argjendarinë e sulmuar ditën e kaluar në Kamëz. Teksa vijojnë hetimet, dyshohet se në grabitje morën pjesë 2 shtetas, që të dy të maskuar. Këtë të dhënë e tregojnë kamerat e sigurisë që janë këqyrur dhe bllokuar, ku duken dy të dyshuarit. Ata kanë qarkulluar në akse periferike të Kamzës dhe kanë shmangur rrugën kryesore, çka krijon bindjen se grabitësit janë njohës të mirë të zonës. Top Channel