Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se merrej me kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa hetimet kanë zbardhur edhe një vjedhje të ndodhur në një banesë në fshatin Kaninë.
Operacioni, i koduar “Results”, u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive.
Sipas Policisë, nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, ndërsa dyshohet gjithashtu se është autor i vjedhjes së një banese, të ndodhur më 2 tetor 2026, në fshatin Kaninë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën 29-vjeçari dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet vjedhjevlore
