Një 31-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të parkuar në vendparkimin e një hoteli në lagjen nr. 1 të qytetit. 31-vjeçarja, Elena Sela është me origjinë nga Korça, banon në Sarandë.
Ngjarja u denoncua nga pronari i automjetit, ku sipas policisë, 31-vjeçarja dyshohet se ka vjedhur automjetin dhe më pas i ka hequr targat, duke i hedhur në një kazan mbeturinash në dalje të qytetit.
Ajo u lokalizua dhe u ndalua nga shërbimet e policisë pranë tunelit të Skërficës, teksa drejtonte automjetin e vjedhur, vetëm 30 minuta pas kryerjes së vjedhjes. Në përfundim të veprimeve procedurale, 31-vjeçarja, banuese në Sarandë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

