Lajme Zone
Grabiti “Audi A8” dhe sfidoi policinë në arrati,  italiani i droguar refuzon të japë identitetin
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Grabiti “Audi A8” dhe sfidoi policinë në arrati, italiani i droguar refuzon të japë identitetin

35-vjeçari italian Angelo Esposito, i arrestuar pas vjedhjes së një automjeti tip “Audi A8” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare.

35-vjeçari italian Angelo Esposito, i arrestuar pas vjedhjes së një automjeti tip “Audi A8” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare.

Burime bëjnë me dije se Esposito nuk ka pranuar të japë deklarime para policisë dhe ka refuzuar gjithashtu të bëjë të ditur gjeneralitetet e tij. Në momentin e arrestimit, atij nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi.

Për të verifikuar identitetin dhe për të mësuar më shumë rreth qëndrimit dhe aktivitetit të tij në Shqipëri, Policia e Shtetit është lidhur me Ambasadën Italiane në Tiranë. Autoritetet presin informacion shtesë nga pala italiane, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat dhe koha e hyrjes së 35-vjeçarit në Shqipëri.

Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme në një rrugë dytësore, ku pronari i “Audi A8” kishte dalë për pak çaste nga automjeti, duke e lënë atë të ndezur. Në këto rrethana, italiani ka hipur në makinë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pas marrjes së njoftimit, policia është vënë në ndjekje të automjetit. I dyshuari ka përshkuar zonën e Astirit dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka kryer disa manovra të rrezikshme në rrugë.

Ndjekja ka përfunduar pas përplasjes së automjetit me disa makina, ndërsa policia ka arritur ta ndalojë dhe ta arrestojë 35-vjeçarin italian.