Lajme Zone
Grabitet me armë një argjendari në Kamëz
Të tjeraABC News Albania

Grabitet me armë një argjendari në Kamëz

Një grabitje me armë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Kamëz.

Një grabitje me armë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Kamëz.

Burime për ABC News thanë se bëhet fjalë për dy autorë të dyshuar të cilët kanë kryer grabitjen në argjendari nën kërcënimin e armës.

Po sipas të njëjtave burime ata janë larguar nga argjendaria pas grabitjes me një motor. Policia sakaq ndodhet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.”, njofton Policia. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet grabitjeKamëz