Dy të rinj, një 22-vjeçar dhe një 21-vjeçar kanë rënë në prangat e Policisë në Mat, pasi ditën e djeshme kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në një pikë karburanti. Ata kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësit të karburantit dhe kanë arritur të marrin xhiron e turnit. LEXO edhe...I shpallur në kërkim si autor i 5 vjedhjeve, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë! Kishte marrë para dhe sende me vlerë në biznese të ndryshme Njëri prej të arrestuarve është banues në Klos, ndërsa tjetri në Tiranë. Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Mat-Zbardhet vjedhja me dhunë e xhiros ditore të një pike karburanti në Klos. Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Mat, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër. Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 01:10 të datës 03.11.2026, kanë marrë njoftim se në Klos, dy shtetas të paidentifikuar kishin ushtruar dhunë ndaj punonjësit të një pike karburanti, shtetasit S. M., dhe më pas i kishin vjedhur një shumë parash (xhiron e turnit). Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në bashkëpunim me ato të DVP Dibër, kanë organizuar punën për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, u bë i mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar të ngjarjes. Në vijim të veprimeve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 Tiranë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve: - J. L., 22 vjeç, banues në fshatin Dars, Klos - M. D., 21 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësit të karburantit dhe më pas i kanë vjedhur xhiron e turnit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/ReportTv.al policia vjedhje me dhune Klos mat Diber Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.8% Veliajn 24.1% Asnjërin 21.1% Vota total: 431 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

