Lajme Zone
GOLAT/ 'Përbindëshi' Erling Haaland, Manchester City fiton 1-4 në fushën e Crystal Palace
SportReport TV

GOLAT/ 'Përbindëshi' Erling Haaland, Manchester City fiton 1-4 në fushën e Crystal Palace

Golat për Manchester Cityn u shënuan nga Erling Haaland dhe Rayan Cherki.

ANGLI - Të premte në mbrëmje Premier League e futbollit në Angli nisi me raundin e dytë të sezonit të ri 2026-27. Në stadiumin 'Selhurst Park' të Londrës, vendasit e Crystal Palace humbën 1-4 nga Manchester City. 'Qytetarët' e Enzo Marescas kaluan në epërsi pas 17 minutash lojë me Erling Haaland. Krosimi i Semenyo bëri që norvegjezi të kërcente mbi të gjithë dhe me kokë të mposhtte portierin Henderson. LEXO edhe...'Kam drogë në xhep, por nuk është e imja', shqiptari në Angli dënohet me tre vite e 8 muaj burg Në minutën e 54-t Rayan Cherki shënoi golin e dytë për Cityn, përpara se Palace të shkurtonte me autogolin e Donnarummas dy minuta më vonë. Në zhvillimet e një goditje dënimi, gardiani nuk e ndali dot topin që pasi u stampua në shtyllë, u përplas në shpinën e tij dhe përfi në rrjetë. Manchester City nuk u dorëzua dhe vetëm tre minuta më vonë shënoi golin e tretë, sërish me Rayan Cherki pas një asisti të Gvardiol, duke 'arkivuar' kështu tri pikët. Gjashtë minuta përpara fundit të ndeshjes sërish Haaland 'vulosi' fitoren 1-4 të Cityt. Pas fitores së javës së parë kundër Bournemouth, City arrin sërish një tjetër sukses të plotë dhe me gjashtë pikë mban për momentin kreun e Premier League. Share S.Dh/ReportTv.al Rayan Cherki Erling Haaland premier league angli crystal palace Manchester City Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5137 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?