Lajme Zone
GOLAT/ Nis Bundesliga gjermane, Bayern Munich fiton 5-1 kundër Stuttgartit! Saibari menjëherë deçiziv
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

GOLAT/ Nis Bundesliga gjermane, Bayern Munich fiton 5-1 kundër Stuttgartit! Saibari menjëherë deçiziv

Kampionët në fuqi të Gjermanisë i dhanë një 'shuplakë' rivalëve të Stuttgart.

MUNICH - Bundesliga gjermane e futbollit nisi të premte me raundin e parë për sezonin e ri 2026-27. Në "Allianz Arena" kampionët në fuqi të Bayern Munich fituan 5-1 kundër Stuttgartit duke dhënë sinjale se edhe këtë sezon janë ekipi për t'u mposhtur. Djemtë e Kompany e mbyllën pjesën e parë në epërsinë minimale 1-0 falë golit me kokë të mbrojtësit Dayot Upamecano. Në nisje të fraksionit të dytë miqtë vendosën ekuilibrat momental me Josha Vagnoman, por Michael Olise në minutën e 55-të riktheu sërish epërsinë për bavarezët. LEXO edhe...Landi Saksoni-Anhalt në Gjermani, AfD kryeson bindshëm në sondazhe Dy minuta më pas Bayern gjeti edhe golin e tretë, këtë herë me autogolin e Josha Vagnoman. Më pas trajneri Kompany hodhi në fushë blerjen e verës, Ismael Saibarin, me këtë të fundit që asistoi dy herë për golat e Pavlovic në minutën e 82-të dhe Diaz në shtesën e dytë të ndeshjes. Këtë të shtunë Bundesliga ka në program gjashtë ndeshje. Në orën 15:30 do të luhen Elversberg - Bayer Leverkusen, Koln - Hoffenheim, Mainz - Paderborn, Leipzig - Gladbach dhe Union Berlin - Frankfurt, ndërsa në orën 18:30 Dortmundi pret në 'Iduna Park' ekipin e Hamburgut. Share S.Dh/ReportTv.al gjermani Bundesliga Bayern Munchen Stuttgart Ismael Saibari Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5137 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?