SEUL - Manchester City fitoi 3-1 me përmbysje kundër Atletico Madridit në miqësoren e verës të zhvilluar këtë të diel në Korenë e Jugut. Pjesa e parë e sfidës u mbyll në epërsinë minimale të madrilenëve. Në minutën e 43-të, 16-vjeçari Jorge Dominguez shënoi pas pasimit final të Hjulmand. Fraksioni i dytë nisi shumë mirë për 'Qytetarët' që u përgjigjën brenda dy minutave me autor Omar Marmoush. LEXO edhe...Zhgënjimi në Kupën e Botës 2026, policia kontrolle në zyrat e federatës së Koresë së Jugut! Hetim për procedurën e emërimit të trajnerit Në minutat 57 dhe 59 egjiptiani u tregua dy herë i saktë pas pasimeve finale të Semenyo, duke i hapur rrugë suksesit të ekipit të Enzo Marescas. Në minutën e 90-të duhej goli i Rayan Ait-Nourit që Manchester City të fitonte 3-1 kundër ekipit të Diego Simeones, për më tepër me përmbysje. S.Dh/ReportTv.al Manchester City atletico madrid Omar Marmoush Jorge Dominguez Kore e jugut Seul Rayan Ait-Nourit Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.1% Jo 61.2% Nuk e di 4.6% Vota total: 4307 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
