Lajme Zone
GOLAT/ Chelsea e nis mbarë sezonin e ri, fiton 2-3 në fushën e Fulham! Xabi Alonso debuton me tri pikë në Premier League
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

GOLAT/ Chelsea e nis mbarë sezonin e ri, fiton 2-3 në fushën e Fulham! Xabi Alonso debuton me tri pikë në Premier League

Joao Pedro, Rogers dhe Palmer shënuan për 'Blutë', ndërsa vendasit gjetën golat me King dhe Garcia.

LONDËR - Premier League e futbollit në Angli mbylli mbrëmjen e të hënës raundin e parë të sezonit të ri 2026-27. Në 'Craven Cottage' të Londrës, Chelsea fitoi 2-3 në fushën e Fulham, duke bërë që trajneri i ri i 'Bluve', Xabi Alonso të debutonte me tri pikë në stolin e Chelseas. Vetëm 33 sekonda iu deshën Joao Pedros për të kaluar Chelsean në epërsi. Një pasim final i Cole Palmer bëri që braziliani të shënonte me elegancë duke e lënë topin mbi kokën e gardianit Leno. Minuta e 23-të solli ekuilibrin 1-1, teksa Fulham barazoi me Joshua King pas një goditje të fortë nga brenda zonës dhe vendosjes jo të mirë të Sanchez mes shtyllave. Në fundin e pjesës së parë Chelsea u rikthye në epërsi me golin e Morgan Rogers. Fillimi i fraksionit të dytë bëri që 'Blutë' e Xabit të 'vulosnin' tri pikët me golin e Cole Palmer. Joao Pedro asistoi për shokun e skuadrës, me Palmer që u tregua shumë i ftohtë dhe me një goditje diagonale ia la sferën mes këmbëve portierit Leno. LEXO EDHE:VIDEO/ Erling Haaland u bë viral me stilin e ri të flokëve, kush është shqiptarja që qëndron pas transformimit Në minutën e 54-t Gonzalo Garcia shkurtoi shifrat për 2-3, por Fulham nuk mundi të dalë me pikë nga fusha e tyre. Në fund fitorja i buzëqeshi Chelseat që e nis mbarë sezonin e ri. Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Londër angli premier league chelsea fulham cole palmer Joao Pedro Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53.6% Keq 33.1% Nuk e di 13.2% Vota total: 824 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?