Lajme Zone
Goditje e rëndë për Juventusin dhe Spallettin, Yildiz do t’i nënshtrohet operacionit
SportTop Channel

Goditje e rëndë për Juventusin dhe Spallettin, Yildiz do t’i nënshtrohet operacionit

Lajm i keq për Juventusin dhe trajnerin Luciano Spalletti. Kenan Yildiz do t’i nënshtrohet një operacioni në këmbën e majtë, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Frosinones.

Lajm i keq për Juventusin dhe trajnerin Luciano Spalletti. Kenan Yildiz do t’i nënshtrohet një operacioni në këmbën e majtë, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Frosinones. Në debutimin e kampionatit në stadiumin “Stirpe”, sulmuesi turk mori një goditje në këmbë që fillimisht nuk dukej serioze. Megjithatë, ekzaminimet e mëvonshme ngritën dyshimet për frakturë të metatarsit të pestë të këmbës së majtë.

Pas konsultimeve të zhvilluara gjatë orëve të fundit, Yildiz dhe drejtuesit e Juventusit kanë vendosur që lojtari t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Mbetet për t’u përcaktuar vetëm vendi dhe data e operacionit. Sipas vlerësimeve paraprake, Yildiz pritet të qëndrojë jashtë fushave rreth tre muaj.

Nëse rikuperimi zgjat 8-10 javë, Yildiz mund të mungojë në rreth 10 ndeshje të Serie A, ndaj Parmës, Milanit, Sassuolos, Atalantës, Cagliarit, Lazios, Lecces, Genoas, Napolit dhe Fiorentinës. Sulmuesi turk pritet gjithashtu të humbasë ndeshjet e para të Juventusit në Europa League.

Në mungesë të tij, Spalletti aktualisht mund të llogarisë te Alajbegovic dhe Boga për të mbuluar pozicionin e Yildiz. Juventusi madje mund të vendosë të mos e përfshijë turkun në listën e UEFA-s për fazën e parë të Europa League, në varësi të ecurisë së rikuperimit dhe lëvizjeve të klubit në merkato.

Ky dëmtim nuk lidhet me problemin fizik që e kishte shqetësuar Yildiz gjatë muajve të kaluar. Sulmuesi turk kishte vuajtur më herët nga tendinopatia në gjurin e majtë, problem që kishte ndikuar edhe në paraqitjet e tij.

Pas disa javësh pushim gjatë verës, gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar, por goditja e fundit ka sjellë një tjetër shqetësim të madh për Juventusin. Top Channel