Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Goditini me vezë dhe domate tradhtarët”, Aktivisti Arben Kola nga foltorja e protestës: Shqiptarët janë mbledhur për t’i thënë ‘shporru’ kësaj qeverie!


Nga foltorja e ngritur përballë Kryeministrisë, në ditën e 92-të të protestës qytetare, ka folur edhe aktivisti Arben Kola, i cili lëshoi akuza të forta ndaj mazhorancës.

Nga foltorja e ngritur përballë Kryeministrisë, në ditën e 92-të të protestës qytetare, ka folur edhe aktivisti Arben Kola, i cili lëshoi akuza të forta ndaj mazhorancës. Gjatë fjalës së tij, Kola u ndal te takimet e zyrtarëve të qeverisë në verilindje, duke deklaruar se pushtetarët nuk kanë më mbështetje në atë rajon. “Shqiptarët janë mbledhur për t’i thënë ‘shporru’ kësaj qeverie. Sot të pabesët dhe patronazhistët e nisën ‘besën’ në qytetin e besës, në Kukës. Të pabesët nuk kanë më vend në Kukës, nga ku vij edhe unë! Ju bëj një thirrje gjithë patronazhistëve dhe të pabesëve të kapur pas sistemit: ju e keni lënë këtë qytet në harresë, e keni shpopulluar. Nuk mjafton ndriçimi që i bëjmë atdheut përmes Fierzës, ku kuksianët akoma nuk kanë marrë dëmshpërblimin për tokat e tyre të përmbytura,” – deklaroi Kola. Në përmbyllje të fjalës së tij përpara turmës së mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aktivisti u bëri thirrje qytetarëve për përballje të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e ekzekutivit. “Tradhtarët ndiqini me vezë e domate kudo që t’i shihni! Ndiqini hajdutët në qeveri siç ndiqni hajdutët kur vijnë në shtëpi!” përfi ai fjalën e tij. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb