Lajme Zone
Goditi me thikë bashkëshorten, në kërkim autori në Durrës
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Goditi me thikë bashkëshorten, në kërkim autori në Durrës

Durrës – Një grua 32-vjeçare ka mbetur e plagosur me mjet prerës, pas një konflikti të dyshuar në familje, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 16/1 të Durrësit.

Durrës – Një grua 32-vjeçare ka mbetur e plagosur me mjet prerës, pas një konflikti të dyshuar në familje, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 16/1 të Durrësit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xhoni Karaj 40 vjeç, ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, 32 vjeçe.

E reja është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet