Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Goditet me molotov një tjetër autoblindë e policisë, mjeti përfshihet nga flakët në pjesën e përparme. Skena kaosi para Kryeministrisë (VIDEO)


Tensionet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë prekur një tjetër pikë kritike përshkallëzimi. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë përpara godinës së Kryeministrisë po shoqërohen me incidente të njëpasnjëshme.

Tensionet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë prekur një tjetër pikë kritike përshkallëzimi. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë përpara godinës së Kryeministrisë po shoqërohen me incidente të njëpasnjëshme. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara drejtpërdrejt nga transmetimi i News24, një tjetër autoblindë e policisë e pajisur me ujin me presion është goditur direkt me molotov. Nga goditja me molotov, pjesa e sipërme dhe xhami i përparmë i blindit të policisë janë përfshirë menjëherë nga flakët që më pas janë shuar. Përdorimi i molotovëve ndaj mjeteve të blinduara dhe kundërpërgjigja e policisë me ujë me presion e gaz lotsjellës e kanë kthyer zonën përreth Kryeministrisë në një fushë të vërtetë përplasjeje, ndërsa situata mbetet mjaft e nxehtë dhe e paparashikueshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb