Përplasjet e ashpra përpara godinës së Kryeministrisë po vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa mjetet e blinduara të policisë po përballen me goditje të njëpasnjëshme nga ana e protestuesve. Siç shihet qartë nga pamjet e kapura drejtpërdrejt nga kamerat e News24, një prej autobotëve të policisë, i përdorur për shpërndarjen e turmës me ujë me presion, ka pësuar dëmtime të dukshme. Xhami i përparmë i mjetit të blinduar është thyer dhe dëmtuar rëndë nga sendet e forta të hedhura në drejtim të tij gjatë përplasjeve. Pavarësisht dëmtimeve në xhamin mbrojtës, autoboti vijon të qëndrojë në vijën e parë të kordonit policor mes tymit të dendur të gazit lotsjellës, ndërsa situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetet skajshmërisht e tensionuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
