14 pika të këmbimit valutor ushtronin aktivitetin e tyre në zonën qendrore të Fierit, ndonëse nuk kishin licencë nga Banka e Shqipërisë. Pas hetimeve të Prokurorisë së Fierit, policia zhvilloi operacionin e koduar “Transaksioni 2”, duke goditur aktivitetin e paligjshëm dhe duke ekzekutuar 14 masa sigurie. Për 11 persona, të moshave nga 27 deri në 67 vjeç, gjykata ka caktuar masën “arrest në shtëpi”, ndërsa për 3 gra të tjera ka vendosur detyrimin për t'u paraqitur në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit. Personat e përfshirë në hetim janë banues në Fier dhe Tiranë. Mësohet se vetëm nj ënumër shumë i vogël i pikave të këmbimit valutor në Fier kanë licnecë për ushtrimin e aktivitetit. Gjatë kontrolleve në subjektet tregtare dhe banesat e tyre, policia sekuestroi mbi 92 mijë euro, rreth 4.5 milionë lekë, më shumë se 19 mijë dollarë, mbi 8 mijë paund dhe shuma të tjera në valuta të huaja. Në banesën e njërit prej personave nën hetim u gjetën edhe një pistoletë sportive, dy mjete prerëse dhe një fishek. LEXO EDHE:Reshjet e shiut, rreth 30 fshatra në qarkun e Fierit pa energji elektrike! Punonjësit e OSHEE-së në terren (VIDEO) Njoftimi i policisë Ekzekutohen 11 masa sigurimi personal “Arrest në shtëpi” dhe 3 masa sigurimi “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, për 14 shtetas. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Transaksioni 2”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u bë ekzekutimi i urdhrave të prokurorit, në zbatim të vendimit të gjykatës, për 14 shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”. Në zbatim të vendimit të gjykatës, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit: E. Dh., 55 vjeç, H. Sh., 58 vjeç, E. I., 34 vjeç, A. I., 45 vjeç, L. T., 27 vjeç, L. Z., 57 vjeç, F. D., 67 vjeç, V. B., 58 vjeç, R. S., 39 vjeç, D. A., 36 vjeç dhe Ç. S., 38 vjeç, banues në Fier dhe Tiranë. Për shtetasin Ç. S., nisi procedimi penal, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë sportive tip pistoletë, dy mjete prerëse dhe një fishek, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 3 shtetase të tjera. Gjatë kontrolleve të ushtruara në njësitë tregtare dhe banesat e shtetasve të përfshirë në hetim, u gjetën dhe u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash në monedha të ndryshme, konkretisht: * 4 461 000 lekë;* 92 390 euro;* 8 215 paund;* 19 022 dollarë;* 220 franga; Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier vijon angazhimin për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare. EMRAT Etland DhamoHasan ShametajEnis ikonomiAdmir IljaziLaurenc ToskaLuan ZenelajFatmir DervishajViktor BinajDenis ArapiRinush StavriÇlirim Sino-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Lajm në përditësim..... SI.E./Shqiptarja.com TAG: Fier Etland Dhamo Hasan Shametaj Enis ikonomi Admir Iljazi Laurenc Toska Luan Zenelaj Fatmir Dervishaj Viktor Binaj Denis Arapi Rinush Stavri Çlirim Sino Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.7% Jo 32.3% Nuk e di 7% Vota total: 2300 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
