Lajme Zone
“Gjyshja ka vdekur”, nipi 14-vjeçar njoftoi policinë për vrasjen e Lumturisë, burri hodhi thikën
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Gjyshja ka vdekur”, nipi 14-vjeçar njoftoi policinë për vrasjen e Lumturisë, burri hodhi thikën

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 58-vjeçares Lumturi Patushi, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 58-vjeçares Lumturi Patushi, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Pas ngjarjes, ishte nipi 14-vjeçar i viktimës ai që njoftoi policinë, duke deklaruar se “gjyshja ka vdekur”.

Kur efektivët mbërritën në apartament, gjetën 58-vjeçaren të pajetë, pasi ishte goditur me thikë. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Hysni Patushi, ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Gjatë arratisjes, rreth 200 metra larg pallatit ku ndodhi krimi, ai dyshohet se hodhi thikën e përdorur në vrasje. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua nga policia si provë materiale.

Para hetuesve, 14-vjeçari ka treguar se në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë së bashku me gjyshen dhe vëllain e tij 8-vjeçar. Sipas dëshmisë së të miturit, gjyshja shkonte shpesh në banesë për t’u kujdesur për dy fëmijët.

“Erdhi gjyshi në shtëpi. Filloi të grindej me gjyshen dhe më pas e goditi me thikë”, mësohet të ketë deklaruar 14-vjeçari. Sipas dëshmisë së tij, ngjarja e rëndë ka ndodhur në prani të dy fëmijëve.

Hysni Patushi u arrestua më pas në banesën e një të afërmi të tij në Kamëz. Pas arrestimit, ai pritet të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Sipas të dhënave të bëra publike, Patushi kishte pasur edhe më herët probleme për dhunë në familje. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila këtë herë humbi jetën në rrethana tragjike.