Lajme Zone
Gjyshi që jeton si atlet! Historia e 90-vjeçarit japonez që stërvitet 6 ditë në javë dhe vendos rekorde: Dua të jem bodybuilder derisa të vdes
SportReport TV

Gjyshi që jeton si atlet! Historia e 90-vjeçarit japonez që stërvitet 6 ditë në javë dhe vendos rekorde: Dua të jem bodybuilder derisa të vdes

Tosishuke Kanazawa ia atribuon jetëgjatësinë disiplinës, mënyrës së shëndetshme të jetesës dhe përkushtimit ndaj stërvitjes, të cilën e ka përshtatur me moshën e tij. Pas një karriere të gjatë dhe një rikthimi në gara në moshën 50-vjeçare, Kanazawa vazhdon të mos ndalet dhe shpreh dëshirën të vijojë deri ditën e fundit.

Në moshën 90-vjeçare, Tosishuke Kanazawa vazhdon të ngrejë pesha, të garojë dhe të fitojë tituj, duke dëshmuar se mosha nuk përbën pengesë kur ka disiplinë dhe përkushtim. Bodybuilderi japonez, me 19 tituj kombëtarë dhe gjashtë çmime botërore në kategorinë Masters pas moshës 80-vjeçare, mbetet një sportist aktiv dhe shprehet i vendosur të vazhdojë deri në fund të jetës së tij. I lindur në vitin 1936 në prefekturën Shimane, në brigjet e Detit të Japonisë, Kanazawa fillimisht u dallua në not. Si nxënës i shkollës së mesme, ai spikaste në garën 1.500 metra stil i lirë dhe ëndërronte të merrte pjesë në Lojërat Olimpike. Megjithatë, një problem muskulor i dha fund kësaj ëndrre dhe e çoi drejt një rruge tjetër: bodybuilding-ut profesionist. LEXO edhe...Tajfuni ‘Dujuan’ godet Japoninë! 2 milionë banorë paralajmërohen të evakuohen “E ëma ime ishte skeptike, por më mbështeti. Babai im, megjithatë, ishte kategorikisht kundër, sepse besonte se të rinjtë duhet të punojnë”, ka deklaruar ai. Ai u tha se synimi i tij ishte të bëhej bodybuilderi më i mirë në Japoni, por se do t’i duheshin disa vite për ta arritur këtë. Për pesë vitet e ardhshme, ai jetoi pothuajse i izoluar, duke i kushtuar gjashtë orë në ditë stërvitjes dhe duke u ushqyer me vakte të thjeshta që i përgatiste nëna e tij. Paratë që fitonte nga punë të rastit, si shpërndarja e pajisjeve elektrike, i shpenzonte kryesisht për qumësht dhe djathë. Në moshën 24-vjeçare, ai e mbajti premtimin e tij dhe fitoi titullin Mister Japan, të cilin e përsëriti tre vjet më vonë. Pasuan edhe shumë vlerësime të tjera, ndërsa në vitin 1967 mori pjesë në konkursin Mr. Universe në Montreal, ku u përball me sportistë si Arnold Schwarzenegger dhe fituesin e konkursit, Sergio Oliva. Kanazawa u rendit në vendin e katërt. Pas moshës 80-vjeçare, ai ka fituar gjashtë tituj botërorë në kategorinë Masters. Kanazawa ia atribuon jetëgjatësinë e tij mënyrës së jetesës. Ai nuk ka pirë kurrë duhan, nuk konsumon alkool dhe prej dekadash ka hequr dorë nga mishi dhe peshku. Dieta e tij bazohet kryesisht në oriz kaf dhe supë miso me dy vezë të gjalla. “Dikur pija gjashtë pije proteinike në ditë, ndërsa tani pi tre. Sa më shumë që plakem, aq më e vështirë bëhet të konsumoj një sasi kaq të madhe lëngjesh”, theksoi ai për The Guardian. Ndërkohë, ai e ka përshtatur stërvitjen e tij me nevojat e trupit. Tashmë nuk bën më squats apo ushtrime shtytjeje në stol me pesha të lira, por përdor kryesisht makineri. “Bëj atë që është më e mira për mua dhe për trupin tim në këtë moshë”, shprehet ai. Sportisti 90-vjeçar thotë se nuk ka pasur kurrë probleme serioze shëndetësore dhe se analizat e fundit treguan rezultate që zakonisht hasen te njerëz shumë më të rinj. Ai stërvitet dy orë në ditë, gjashtë ditë në javë, në palestrën e tij në Hiroshima, pranë Parkut të Paqes, i cili i kushtohet viktimave të bombës atomike. “Jam 100% natyral”, thekson ai, duke shpjeguar se rrugëtimi i tij bazohet ekskluzivisht në punë të palodhur dhe jo në substanca për përmirësimin e performancës. Dhe, duke buzëqeshur, shton: “Nuk jam çmendur, apo jo?”. Kanazawa ishte tërhequr nga garat në mesin e të 30-ave, por u rikthye në gara në moshën 50-vjeçare, me dëshirën për të inkurajuar bashkëshorten e tij, e cila po përballej me probleme kronike shëndetësore. Kanazawa ishte tërhequr nga garat në mesin e të 30-ave, por u rikthye në gara në moshën 50-vjeçare, me dëshirën për të inkurajuar bashkëshorten e tij, e cila po përballej me probleme kronike shëndetësore. “Gruaja ime më ka mbështetur gjithmonë, por shpesh ishte e sëmurë. Kuptova se pas tërheqjes sime e kisha lënë pas dore veten dhe doja t’i tregoja se gjithçka është e mundur”, ka treguar ai. Shtatë vjet më vonë, ai fitoi vendin e parë në kampionatin Masters. “Atëherë isha në formën fizike më të mirë të jetës sime”, theksoi ai. Kanazawa thotë se shumë të moshuar heqin dorë nga aktivitetet që kanë dashur, sepse e konsiderojnë humbjen e forcës si diçka të pashmangshme. “Është njësoj si kur muskujt e këmbëve fillojnë të dobësohen dhe ti thjesht e lejon këtë të ndodhë, sepse mendon se nuk mund të bësh asgjë. Unë nuk kam dashur kurrë të bëhem i tillë”, thotë ai. Dhe e përmbyll me një fjali që përmbledh filozofinë e tij të jetës: “Dua të jem bodybuilder deri ditën që do të vdes”. P.J/ReportTv.al Tosishuke Kanazawa Japoni bodybuilder Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42.1% Disi 11.4% Vota total: 4107 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?