Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se pagat e gjyqtarëve, janë të jashtëzakonshme, krahasuar me rritjen ekonomike të vendit.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se pagat i përcakton Ministria e Financace dhe Kuvendi e aprovon.
Sipas Mahmutaj, është e papranueshme që institucione jetike si ato të drejtësisë, të hyjnë në grevë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Absolutisht, kjo është e paligjshme. Gjyqtarët e kanë caktuar këtë bonus të jashtëzakonshëm, që shkon në 40 milionë euro në vit. Kemi apaga gjyqtarësh që kalojnë 10 mijë euro në muaj, që është e jashtëzakonshme. Kjo stonon me rritjen ekonomike të vendit. Gjykatësit, dikur e kishin pagën sa Presidenti i Republikës. Nuk është se e përcakton Kuvendi. E përcakton qeveria, është Kuvendi që e aprovon, i vë vulën e fundit. Ministria po përpiqet të gjejë një konsensus me magjistratët. Janë disa institucione që e kanë të ndaluar grevën, përfshihen edhe gjykatat. Janë institucione të dorës së parë. Nuk mund të bëjnë institucionet jetike të vendit”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet fatos mahmutaj
