Ish-presidenti Bamir Topi këtë të hënë është paraqitur në ambientet e SPAK ku ka dëshmuar lidhur me dosjen “Partizani. Topi u pyet nga prokurorët e SPAK për planin e përhapjes të pronave të ushtrisë ndër to dhe ish-klubin sportiv “Partizani” teksa u shpreh se nuk ishte në kompetencën e presidencës por të qeverisë. Diskutimet: Topi: Më ka ardhur gjeneral Vladimir Qirjazi që kishte disa shqetësime, ngarkova shefin e kabinetit të merrej por ishte diçka që nuk ishte në kompetencen e presidencës por qeverisë. Çdo procedur edhe planet e përhapjes monitorohej edhe nga ekspertë të NATO-s sepse ne ishim ne fazën e anëtarësimit. Di që në 29 gusht 2007 në listën e pronave që dilnin nga plani përhapjes ishte dhe reparti që kishte lidhje me klubin “Partizani. Malltezi: A ju ka bërë ndonjlhere presion Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja? Topi: Kurrë, kurrë. Në komunikim me znj prokurore këtë i kam thënë, asnjëherë. Prokurorja s’më ka pyetur, por unë jam shprehur se nuk kam patur asnjë lloj komunikimi të kësaj natyre apo presion. Gjykata: A ju ka pyetur vetë Prokurorja? Topi: Në funksion të komunikimit. SPAK po merr dëshmi të personave që kanë pasur role institucionale në periudhën kur janë ndërmarrë procedurat që lidhen me çështjen e kompleksit sportiv “Partizani”. Urim Muja, Bamir Topi, Fatmir Mediu, Isa Tare dhe Paro Laçi janë dëshmitarët e radhes të kërkuar për të dëshmuar ditën e sotme. Në seancat e mëparshme kanë dëshmuar ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ish-ministri Genc Rruli dhe ish-ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Ish-kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave. Gjyqi “Partizani”, ish-presidenti Topi paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)

