Lajme Zone
Gjyqi “Partizani”, ish-presidenti Topi paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Gjyqi “Partizani”, ish-presidenti Topi paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)

Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet këtë të hënë ndërsa SPAK ka thirrur si dëshmitar, ish-presidentin Bamir Topi.

Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet këtë të hënë ndërsa SPAK ka thirrur si dëshmitar, ish-presidentin Bamir Topi. SPAK po merr dëshmi të personave që kanë pasur role institucionale në periudhën kur janë ndërmarrë procedurat që lidhen me çështjen e kompleksit sportiv “Partizani”. Urim Muja, Bamir Topi, Fatmir Mediu, Isa Tare dhe Paro Laçi janë dëshmitarët e radhes të kërkuar për të dëshmuar ditën e sotme. Në seancat e mëparshme kanë dëshmuar ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ish-ministri Genc Rruli dhe ish-ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Ish-kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave. Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje