Lajme Zone
Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit në GJKKO, sot kundërshtimet e ish-deputetes për lobimin në SHBA
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit në GJKKO, sot kundërshtimet e ish-deputetes për lobimin në SHBA

Sot është seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, në Gjykatën e Posaçme. Ish-deputetja do të parashtrojë kundërshtimet e saj lidhur me akuzat për lobimin në SHBA.

Sot është seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, në Gjykatën e Posaçme. Ish-deputetja do të parashtrojë kundërshtimet e saj lidhur me akuzat për lobimin në SHBA. Në seancën e kaluar, avokati i ish-presidentit përsëriti shqetësimin se takimet e tyre në paraburgimin e 313-ës survejohen nga kamera. Këtë shqetësim, Gjykata u përgjigj se do t’ia përcillte Drejtorisë së Burgjeve. Seancën e kaluar, Gjykata rrëzoi kërkesat e kreut të Partisë së Lirisë për transmetimin live të seancës dhe qëndrimin e tij jashtë kafazit të xhamit. LEXO EDHE:I akuzuar për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite burg pjesëtarin e një grupi kriminal Pas seancës, Monika Kryemadhi tha se nuk ka asnjë shkresë që vërteton kontratën midis dy kompanive për çështjen e fibrës optike dhe kërkoi thirrjen e dëshmitarëve. Sa për deklarimin e pasurisë, ajo tha se është kërkuar pavlefshmëria e akteve për shkak të mungesës së dokumentacionit. Lajm në përditësim... P.J R.Xh Shqiptarja.com TAG: Ilir Meta monika kryemadhi GJKKO Gjyqi i ilir Metës Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.5% Veliajn 16.2% Asnjërin 36.2% Vota total: 3419 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?