Avokati Idajet Beqiri thotë se konflikti mes gjyqësorit dhe qeverisë për pagat e magjistratëve nuk duhej të ndodhte.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Beqiri u shpreh se gjyqësori duhej të konsultohej me ekzekutivin dhe legjislativin.
Beqiri shtoi se pushteti gjyqësor po bëhet palë me opozitën për destabilitetin e vendit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Është një konflikt i rëndë që nuk duhet të ndodhte. Gjyqësori duhet ta parandalonte këtë lloj konflikti. Pagat e sotme të gjyqtarëve, ia kanë kalaur disafish atyre grekë, sllovakë. shtë pushteti i zbatimit të ligjit, duhet të ishin më seriozë. Duhet të konslutoheshin me ekzekutivin dhe legjislativin. Gjyqësori sikur ka marrë mision, t’i hedhë benzinë zjarrit. Kur ka protestë, gjyqësori duhet t’i ulë tensionet. Një pjesë të drejtuesve të këtyre institucioneve janë opozitarë, po bëjnë politikë. Po bëhet pjesë e asaj opozite që kërkon destabilitetin e vendit”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Idajet Beqiri

