Lajme Zone
Gjykata shpall masën, lihen në burg vrasësi i turistit në Ksamil dhe 4 të tjerë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata shpall masën, lihen në burg vrasësi i turistit në Ksamil dhe 4 të tjerë

Është shpallur masa për të akuzuarit për vrasjen e turistit portugez në Ksamil.

Është shpallur masa për të akuzuarit për vrasjen e turistit portugez në Ksamil. Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se për Sokrat Vatën është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.Në lidhje me personat e tjerë të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu është vendosur masa “arrest në burg”.

Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është vendosur arresti në burg për një afat 45-ditor.

Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabina dhe Kristo Kosho është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Top Channel