Lajme Zone
Gjykata në SHBA ndalon projektin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë/ Trump: Vendim politik
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata në SHBA ndalon projektin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë/ Trump: Vendim politik

Një gjykatë federale e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka ur...

Një gjykatë federale e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump të ndalojë përkohësisht ndërtimin e sallës së re të vallëzimit me vlerë 400 milionë dollarë në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë një tjetër goditje ligjore projektit të debatueshëm.

Vendimi u mor me shumicë votash (2-1), ku gjyqtarët argumentuan se një projekt i tillë nuk mund të realizohet pa miratimin e Kongresit. Sipas tyre, presidenti nuk ka autoritet kushtetues për të rindërtuar apo ndryshuar në mënyrë të njëanshme Shtëpinë e Bardhë. "Vendimi nëse duhet ndërtuar apo jo një sallë gjigante vallëzimi i takon Kongresit dhe nuk mund të merret nga Ekzekutivi pa autorizimin përkatës", thuhet në vendimin e gjykatës. Padia u ngrit nga Fondi Kombëtar për Ruajtjen e Trashëgimisë Historike, pasi administrata Trump shembi krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë vitin e kaluar për t'i hapur rrugë projektit, pa marrë miratimin e Kongresit. Gjykata theksoi se Shtëpia e Bardhë nuk i përket një presidenti të vetëm, por është pronë e popullit amerikan. "Çdo president është një banor i përkohshëm, jo pronar i Shtëpisë së Bardhë", thuhet në vendim. Vendimi lë në fuqi urdhrin që ndalon çdo ndërtim mbi sipërfaqe, ndërsa punimet në strukturat nëntokësore mund të vazhdojnë. Gjykata ka pezulluar zbatimin e vendimit për 14 ditë, duke i dhënë administratës mundësinë të ankimojë çështjen në Gjykatën Supreme.

Presidenti Trump reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke e cilësuar vendimin si të motivuar politikisht dhe "abuzim të hapur me diskrecionin gjyqësor". Ai deklaroi se ushtria dhe Shërbimi Sekret e konsiderojnë projektin një domosdoshmëri për sigurinë kombëtare dhe kërkoi që Gjykata Supreme ta rrëzojë vendimin. Trump ka këmbëngulur se salla e re është e nevojshme për organizimin e pritjeve shtetërore dhe aktiviteteve zyrtare, ndërsa projekti përfshin edhe një kompleks sigurie nëntokësor me strehimore, ambiente mjekësore dhe objekte të klasifikuara ushtarake. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.