Lajme Zone
Gjykata në Mitrovicë dënon me 10 vjet burgim të pandehurin për sulm seksual
Të tjeraTelegrafi

Gjykata në Mitrovicë dënon me 10 vjet burgim të pandehurin për sulm seksual

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për të Mitur, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj I.A., i cili është shpallur fajtor për veprën penale “Sulmi seksual”.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për të Mitur, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj I.A., i cili është shpallur fajtor për veprën penale “Sulmi seksual”.Aktgjykimi është shpallur pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor nga kryetarja e trupit gjykues për të mitur, Pranvera Ademi. Sipas Gjykatës, I.A. është shpallur fajtor për veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Pas administrimit të provave dhe vlerësimit të rrethanave të rastit, gjykata e ka dënuar I.A. me 10 vjet burgim.“Gjykata e ka dënuar të pandehurin me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjetësh, i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.Përveç dënimit me burgim, gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, përkatësisht ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.Në rastin e I.A., ndalimi lidhet me ushtrimin e profesionit “nëpunës teknik dhe mbështetës” në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës, për një periudhë prej pesë vjetësh, duke filluar nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë.Gjykata ka bërë të ditur se koha e kaluar në burgim nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi plotësues.Ndërkaq, me aktvendim të veçantë, I.A.-së i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.Gjithashtu, koha e kaluar në paraburgim nga 1 prilli 2026 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit do t’i llogaritet në dënimin me burgim. /Telegrafi/