Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar disa ditë më parë, pas protestës në zonën e Zogut të Zi. Trupa gjykuese e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre dhe nuk ka caktuar asnjë masë sigurimi. Protestuesit ishin ndaluar pasi tentuan të bllokonin qarkullimin rrugor në zonën e Zogut të Zi.
