Lajme Zone
Gjykata e riktheu në detyrë me efekt të menjëhershëm, Rektori i UT, Artan Hoxha nuk zbaton vendimin e Administratives për dekanen e Drejtësisë Dorina Hoxha
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata e riktheu në detyrë me efekt të menjëhershëm, Rektori i UT, Artan Hoxha nuk zbaton vendimin e Administratives për dekanen e Drejtësisë Dorina Hoxha

Rektori i Universitetit të Tiranës, vijon të rezistojë, duke mos ndërmarrë asnjë hap, e duke injoruar qartazi një vendim të Gjykatës, në një kohë kur duhet t’i komunikonte sa më shpejt Skënder Kaçupit revokimin e vendimit për komandimin e këtij të fundit në detyrën e dekanit, dhe rikthimin e kompetencave te Prof. Dr. Dorina Hoxha.

Gjykata Administrative vendosi më 16 korrik, rikthimin e menjëhershëm në detyrë të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Dorina Hoxha, duke e konsideruar të paligjshëm vendimin e Rektorit Artan Hoxha, për pezullimin e saj. Por dekania ende nuk mund të rikthehet në zyrën e saj, pasi rektori nuk po zbaton vendimin e gjykatës. Fillimisht ai pretendoi se nuk mund të ndërmerrte anullimin e urdhërit të mëparshëm të lëshuar prej atij vetë, duke u mbështetur vetëm në dispozitivin e Gjykatës Administrative pa vendimin e arsyetuar. LEXO edhe...Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha! Rrëzon pezullimin e paligjshëm nga rektori Artan Hoxha Të premten e 24 korrikut, vendimi i arsyetuar dhe i plotë i 16 korrikut për rikthimin në detyrë të Dekanes Dorina Hoxha, mbërriti në adresën e Universitetit të Tiranës, nga Gjykata Administrative. Vendimi në fakt flet për “ekzekutim të përkohshëm”, të cilin edhe vetë Rektori e pranon se ka fuqinë e një titulli ekzekutiv, e nuk mund të vonohet apo zvarritet për asnjë çast. Por data 24 kaloi, e po ashtu dhe kjo e hënë, 27 korrik, dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, vijon të rezistojë, duke mos ndërmarrë asnjë hap, e duke injoruar qartazi një vendim të Gjykatës, në një kohë kur duhet t’i komunikonte sa më shpejt Skënder Kaçupit revokimin e vendimit për komandimin e këtij të fundit në detyrën e dekanit, dhe rikthimin e kompetencave te Prof. Dr. Dorina Hoxha. Konflikti mes Rektorit dhe Dekanes së Drejtësisë nisi më 20 maj kur me firmë të tij drejtuesi i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha e pezulloi nga detyra, duke e argumentuar vendimin e tij, me faktin se dekania kishte shprehur interesin për të kandiduar si anëtare Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve dhe kjo krijonte konflikt interesi pasi vetë Fakultet i Drejtësisë ka kompetenca në përzgjedhjen e kandidaturave. Por në fakt ligjet dhe rregulloret e zgjidhin ndryshe këtë moment, dhe në asnjë rast nuk parashikojnë pezullim të dekanit nga të gjitha kompetencat e tij, në një kohë kur është zgjedhur aty nga stafi pedagogjik i fakultetit dhe studentët me votë. Neni 40 pika 5 e ligjit “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, e shpreh qartë se gjatë kohës së procedurës në dekanat për verifikimin dhe zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KLGJ “anëtarët e dekanatit, të cilët kandidojnë, nuk marrin pjesë në mbledhje dhe nuk votojnë. Në rastin e kandidimit të dekanit, detyrat e tij kryhen prej një nga zëvëndesdekanët”. Madje edhe në një udhëzim të firmosur nga vetë Rektori Hoxha thuhej qartë se në rastin e kandidimit të dekanit, rektori cakton që detyrat e dekanit, në këtë procedurë, të kryhen nga një prej zëvendësdekanëve, vetëm për këtë procedurë. K.M/ReportTv.al universiteti i tiranes fakulteti i drejtësisë Artan Hoxha Dorina Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.6% Nuk e di 6.9% Vota total: 5712 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?