Lajme Zone
Gjykata e Lezhës e dënoi me 4 vite burg për kultivim narkotikësh, Apeli shpall të pafajshëm vëllain e ish-deputetit të PS
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata e Lezhës e dënoi me 4 vite burg për kultivim narkotikësh, Apeli shpall të pafajshëm vëllain e ish-deputetit të PS

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar vendimin për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, duke e shpallur të pafajshëm për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar vendimin për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, duke e shpallur të pafajshëm për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Më herët, Gjykata e Lezhës e shpalli fajtor Ndrecën për disa vepra penale dhe e dënoi në dhjetor të 2025, me 4 vite e 4 muaj burg.

Apeli ka ndryshuar qëndrimin për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, duke e shpallur të pafajshëm për këtë vepër penale.

Çështja lidhet me hetimet për kultivimin e kanabisit në një stan në zonën e Kashnjetit, në Lezhë, ku në prill të vitit 2024 u zbuluan 2.973 bimë narkotike, si dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Vendimi i Gjykatës së Apelit vjen pas dënimit të dhënë nga Gjykata e Lezhës në dhjetor 2025. 01/08/2025 22:29

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por jo vetëm! SPAK përfn hetimet, çon në gjyq vëllain e deputetit të PS-së

Aktualitet Top Channel