Mure të nxira, fasadë e shkrumbuar dhe një skelet i çuditshëm hekuri i ekspozuar. Këto janë detajet që të bien menjëherë në sy pas zjarrit që protestuesit i shkaktuan godinës së Gjykatës së Lartë, i cili mori përmasa duke rrezikuar ndërtesën. Në vendin e përfshirë nga flakët s’ka mbetur më asgjë veçse tavanit të rrënuar dhe një grumbulli materialesh të ngurta. Xhamat e dritareve të katit të parë janë të thyera, pika që protestuesit i përdorën për të hedhur të tjerë molotovë brenda zyrave. Nga hapësirat mes dritareve mund të shihet se dëmi këtu është disi më i pakët, por vetëm një bilanc i qartë mund ta tregojë shkallën e tij. LEXO EDHE:Pesë ditë protesta të dhunshme në Tiranë, 19 organizata me mesazh për policinë, protestuesit dhe politikën: Ndaloni dhunën, hapni rrugë për dialog! Edhe një biznes ngjitur, që i përket një kompanie celulare ka pësuar disa dëme në fasadën e sipërme pasi pjesa e xhamtë është thyer, por protestuesit duket se nuk kanë tentuar të shqyejnë qepenin me forcë, siç vepruan te një tjetër pikë e të njëjtit operator, në hyrje të “Rrugës së Dibrës” ku edhe plaçkitën ç’mundën. Po në rrugën “Myslym Shyri”, filiali i një banke të nivelit të dytë ku u shkaktua zjarr, numëron të njëjtat dëmtime. Ndërsa te zyrat e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel ‘Dajti’, dera kryesore, e cila u shpërthye nga protestuesit e më pas mori flakë, është tërësisht e nxirë. Edhe grilat e dritareve janë shkatërruar, xhamat e tyre, të disa dyerve si dhe të kabinës së rojet janë të thyera. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:33 Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' si fushëbetejë, Bashkia e Tiranës nis heqjen e mijëra gurëve të hedhur ndaj policisë Për pesë ditë me radhë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është kthyer në një fushëbetejë përplasjesh të ashpra mes protestuesve dhe policisë. Pas gjithë asaj që ndodhi, në bulevard kanë mbetur grumbuj të mëdhenj gurësh, të cilët u hodhën në drejtim të efektivëve gjatë protestave, si dhe trotuare të dëmtuara nga shkulja e pllakave.Këtë të diel, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punwn pwr pastrimin e bulevardit dhe heqjen e gurëve, fillimisht me ekskavator dhe më pas duke i mbledhur një nga një, për të pastruar bulevardin nga mbetjet e përplasjeve të pesë ditëve më të dhunshme që kryeqyteti ka parë në dekada. U.D/Shqiptarja.com Share P.J/U.D/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane bizneset banka e Shqiperise gjykata e larte Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Arta: 18/10/2026 10:24 Sa bukur e keni katandis vendin ky eshte ndryshimi qe doni,qe te kthehemi mbrapa hapat e bera perpara,bukur doli dhe rusi tju perkrahe duke ju thene bravo keshtu ju du,sapo te mbaroj pune me Ukrainen te forcoj dhe pak serbine,e pastaj jeni nje cope djathi per serbine Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 5123 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
