Gjykata e Lartë ka konfirmuar dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti. Ai është shpallur fajtor për një skemë mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, i cili akuzohet për 4 vepra penale. Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti, i cili ndodhet në arrati, duke konfirmuar vendimin e Gjykatës së Apelit të 30 shtatorit 2025.
Becchetti u dënua fillimisht me 17 vite burg, por Gjykata e Apelit i uli dënimin me 5 vite. Biznesmeni italian u shpall fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe pastrim parash.
Ai akuzohet për katër vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Sipas vendimit të Apelit, me 12 vite burg u dënua edhe bashkëpunëtori i tij, Mauro De Renzis, i shpallur fajtor për të njëjtat akuza. Atij iu ul dënimi me 4 vite, nga 16 vite burg që kishte vendosur Gjykata e Shkallës së Parë. Ndërkohë, Apeli la në fuqi dënimet me nga 8 vite burg për Eriona Troplinin dhe Liliana Condimittin.
Francesco Becchetti vijon të jetë në arrati, ndërsa ndaj tij është lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar. Procesi gjyqësor në Apel u shoqërua me zvarritje të shumta, pasi që prej janarit 2024, seancat u shtynë 20 herë.
Francesco Becchetti u bë i njohur në Shqipëri edhe si pronari i televizionit Agon Channel, i themeluar më 5 prill të vitit 2013. Televizioni nisi transmetimet zyrtare në dhjetor të vitit 2014, duke tërhequr vëmendjen për investimet e mëdha dhe afrimin e emrave të njohur të medias shqiptare.
Megjithatë, aktiviteti i Agon Channel zgjati më pak se një vit nga nisja e transmetimeve zyrtare. Në vitin 2015, autoritetet shqiptare ndërmorën veprime ndaj biznesmenit italian, nën akuzat për pastrim parash dhe veprimtari të tjera të paligjshme. Ngrirja e aseteve të tij financiare ndikoi në ndërprerjen e aktivitetit të televizionit.
Mbyllja e Agon Channel shkaktoi debate të forta, pasi televizioni kishte mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe kishte transmetuar investigime për veprimtarinë e saj.
Pas këtyre zhvillimeve, Becchetti nisi një betejë ligjore ndërkombëtare kundër shtetit shqiptar. Në prill të vitit 2019, një tribunal ndërkombëtar arbitrazhi vendosi në favor të investitorëve të lidhur me biznesmenin italian, duke caktuar një dëmshpërblim prej rreth 110 milionë eurosh ndaj Shqipërisë.
Qeveria shqiptare e kundërshtoi vendimin e arbitrazhit dhe ndërmori hapa ligjorë për ta sfiduar atë.
Ndërkohë, procesi penal ndaj Becchettit në Shqipëri ka vijuar veçmas nga mosmarrëveshja ndërkombëtare e arbitrazhit. Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian, i cili vijon të jetë në arrati. gjykata e lartë francesco becchetti biznesmeni italian Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Drejtësi Krimi zgjedhor në 2027, KQZ thërret SPAK-un dhe Policinë; çfarë po përgatitet për betejën e bashkive? 17 Nëntor 2026, 15:4415:44Drejtësi Përplasje në GJKKO, Veliaj pretendon se duhet të operohet, Dumani: Nuk kemi asnjë raport mjekësor! 17 Nëntor 2026, 11:3811:38Drejtësi Haga shpall fajtor Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë, i shtohen edhe 17 muaj burg 17 Nëntor 2026, 10:5310:53Drejtësi

