Lajme Zone
Gjykata e Lartë nuk liroi Veliajn, Rama: E lanë Tiranën pa kokë, qytetarët paguajnë faturën
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata e Lartë nuk liroi Veliajn, Rama: E lanë Tiranën pa kokë, qytetarët paguajnë faturën

Referuar faktit se Kryebashkiaku nuk ndodhet në liri, Rama shkruan se Tirana është pa kokë.

Edi Rama dhe Erion Veliaj Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë Erion Veliajn në burg, duke e cilësuar situatën e kryebashkiakut si unike në Europën demokratike. Kryeministri deklaron se respekton vendimet e gjykatave, por në të njëjtin reagim vë në diskutim vazhdimin e paraburgimit dhe koston që, sipas tij, po paguan Tirana... Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila vendosi të rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lirimin nga qelia, ku ndodhet prej shkurtit 2025, me kërkesë të SPAK dhe vendime të hallkave të gjyqësorit.

Referuar faktit se Kryebashkiaku nuk ndodhet në liri, Rama shkruan se Tirana është pa kokë.

“Po, rregulli kërkon që vendimet e gjykatës të respektohen, dhe unë gjithmonë i nënshtrohem këtij rregulli, as nuk komentoj vendime para formës së tyre përfundimtare”, shkruan Rama, duke e cilësuar kalvarin e Veliajt si unik në historinë e Europës demokratike.

“Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur: Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik”, shprehet Kryeministri.

Reagimi i Kryeministrit vjen disa orë pasi trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë në dhomë këshillimi vendosi të mbajë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.

Çështja u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, pasi Gjykata Kushtetuese e kishte rikthyer dosjen në Gjykatën e Lartë dhe kishte kërkuar rishqyrtimin e masës së sigurisë. Vendimi i Gjykatës së Lartë do të thotë se Veliaj vijon të mbajë njëkohësisht mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe të qëndrojë nën masën “arrest në burg”.

"Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar. Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", thuhet në njoftim.

Kushtetuesja kishte konstatuar probleme me arsyetimin e vendimit të mëparshëm dhe i kërkoi Gjykatës së Lartë të shqyrtonte nëse masa “arrest në burg” ishte proporcionale me rrethanat konkrete. Një nga elementet që duhej të merrnin në konsideratë gjyqtarët lidhej me faktin se Veliaj vijon të jetë një drejtues vendor i zgjedhur dhe të mbajë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë nuk kishte argumentuar mjaftueshëm përse masa më e rëndë e sigurimit personal duhej të vazhdonte ndaj Veliajt, duke marrë në konsideratë edhe funksionin e tij.

Për këtë arsye, Gjykata e Lartë duhej të rikthehej te çështja dhe të argumentonte proporcionalitetin dhe nevojën e vazhdimit të masës. Pas rishqyrtimit, gjyqtarët kanë vendosur që Veliaj të vazhdojë të qëndrojë në burg.

Erion Veliaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg” që prej 10 shkurtit 2025. Prej asaj kohe, beteja e tij juridike për masën e sigurisë ka kaluar në disa shkallë të gjyqësorit dhe përfi edhe në Gjykatën Kushtetuese. Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq! Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem…

— Edi Rama (@ediramaal) September 15, 2026 Postimi i Edi Ramës

"Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq! Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli - madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë. Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur: Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik"rama veliaj gjykata e larte Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Përplasje në Komisionin e Ligjeve, Manja i fik mikrofonin kreut të Unionit të Gjyqtarëve 15 Shtator 2026, 15:1215:12Politike Protestat për dorëheqjen e Ramës, ambasadori kroat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen, qeveria duhet të marrë mesazhin 15 Shtator 2026, 14:5814:58Politike Ngërçi me pagat e magjistratëve, edhe Gjykata e Lartë kundër formulës së PS 15 Shtator 2026, 14:4214:42Politike Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës dhe e fton për vizitë në Shqipëri: Të përshpejtojmë hapat drejt BE-së 15 Shtator 2026, 14:4414:44Politike Pagat e magjistratëve/ KLP kundër draftit të PS-së: Rritja minimale, nuk reflekton standardin e Kushtetueses 15 Shtator 2026, 14:3214:32Politike Klevis Balliu bën deklaratën e fortë: SPAK duhet të shkrihet! 15 Shtator 2026, 14:0314:03Politike