TIRANË- Kryeministri Edi Rama i qëndron deklarimeve të tij se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po mbahet në qeli pa gjyq. Në një reagim pas vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e arrestit me burg për të parin e Tiranës, Rama e cilësoi rastin e Veliajt unik në Europën demokratike dhe tha se kryeqyteti prej thuajse dy vitesh vijon të jetë “me kokë të prerë”. “Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq”, shkruan Rama. Ndonëse thekson se ka një standard,që të mos komentojë vendimet e gjykatave derisa të marrin formë të prerë, shefi i qeverisë thotë se në rastin e Veliajt ka një “të vërtetë të hidhur”: Tirana prej thuajse dy vitesh vijon të jetë pa kryetarin e zgjedhur në drejtim dhe, sipas ti, koston e këtij “eksperimenti” po e paguajnë çdo ditë afro 1 milion banorë të kryeqytetit. Kryeministri shkon edhe më tej, kur thotë se Veliaj po mbahet në qeli ndonëse ndaj tij nuk ka asnjë provë që të vërtetojë rrezikshmërinë ekstreme. LEXO EDHE:Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Duraj: Sot ai duhet të ishte ulur në tryezën e kryebashkiakut! Karanxha: Në Shqipëri është bërë modë mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses “Rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli - madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë. Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur: Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik", shkruan më tej Rama. Gjykata e Lartë la në fuqi masën e arrestit në burg për Erion Veliajn, pasi çështja ishte rikthyer më 25 maj nga gjykata kushtetuese. Në vendimin e zbardhur, i cili duhet të publikohet brenda 60 ditëve, Gjykata e Lartë duhet të argumentojë përse në rastin e Veliajt nuk është e përshtatshme një masë më e lehtë sigurie, në një kohë kur është kryebashkiak i Tiranës. Postimi i kryeministrit Edi Rama SI.E./G.M./Shqiptarja.com TAG: edi rama gjykata e larte erion veliaj arrestimi i erion veliajt Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento redi: 15/09/2026 20:31 Vrejtjet jane me vend zoti Rama ,ama kjo ishte reforma ne drejtesi ? etem vendimi i gjykatave per rritjen e njeaneshme te pagave tregoi se cfar drejtesue te re kemi ngrirur me ndihmen e madhe te maxhorances qe ju vet drejtoni dhe kryetarit Xhafa . Përgjigju toma: 15/09/2026 17:28 Duke pritur argumentet e lenies ne qeli te Kryebashkiakut te Tiranes, qe as ka vrare si Sali Bersiha apo, nuk ka vendosur qe ta djeg Tiranen si ne 1998 po nga Sali Berisha, shpresoj qe Prokuroret apo gjykatesit qe marrin te tilla vendime, te gjykohen ne nje menyre apo nje tjeter. Edhe pse hordhia e gjykatesve eshte e "paprekshme" si gjoja pushtet ne vete, nje dite do e paguajne. Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Shtator, 12:58
Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 28.7% Të gabuar 65.1% Nuk e di 6.2% Vota total: 1379 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?
