Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, vëllai i tij Maher al-Assad dhe kushëriri i tyre Atef Najib janë dënuar me vdekje nga Gjykata Penale e Damaskut pasi u shpallën fajtorë për krime të kryera gjatë luftës gati 14-vjeçare në Siri. Sipas mediave të huaja Bashar al-Assad u shpall fajtor për vrasje të paramenduar, torturë dhe krime kundër njerëzimit, duke e dënuar me vdekje në mungesë. Assad, i cili qeverisi me Sirinë për më shumë se dy dekada, iku në Rusi dhjetorin e 202-ës, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët avancuan drejt kryeqytetit sirian, Damask dhe më pas morën pushtetin. LEXO EDHE:Siria pas Assadit hapi dyer, por edhe çështje për Kosovën Që nga rrëzimi nga pushteti i Assadit, udhëheqja e re e Sirisë është përpjekur që të paraqesë një imazh të moderuar dhe si ekzekutiv që respekton të drejtat e njeriut. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Bashar al-Assad Damask Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Tirane: 11/08/2026 12:34 Duhet me denu keto tanet se e kane qelbe Përgjigju Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.4% Jo 48.3% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 2205 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

