Lajme Zone
Gjykata bllokon manovrat te Fakulteti i Drejtësisë, rrëzon Rektorin dhe rikthen në detyrë Dorina Hoxhën
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata bllokon manovrat te Fakulteti i Drejtësisë, rrëzon Rektorin dhe rikthen në detyrë Dorina Hoxhën

Me vendimin e saj, gjykata urdhëroi rikthimin e menjëhershëm të Dorina Hoxhës në detyrën e dekanes, duke përcaktuar se vendimi është i ekzekutueshëm menjëherë. Kjo do të thotë se ajo duhet të rikthehet në funksion që ditën e sotme, edhe nëse pala humbëse vendos ta ankimojë çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit.

Dorina Hoxha dhe Artan Hoxha Vendimi i rektorit Artan Hoxha për pezullimin e Dorina Hoxhës u rrëzua nga gjykata; rikthimi në detyrë hyn në fuqi menjëherë, pavarësisht ankimit në Apel Gjykata Administrative e Tiranës i ka dhënë të drejtë dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, prof. dr. Dorina Hoxha, duke shfuqizuar aktin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, për pezullimin e saj nga detyra.

Me vendimin e saj, gjykata urdhëroi rikthimin e menjëhershëm të Dorina Hoxhës në detyrën e dekanes, duke përcaktuar se vendimi është i ekzekutueshëm menjëherë. Kjo do të thotë se ajo duhet të rikthehet në funksion që ditën e sotme, edhe nëse pala humbëse vendos ta ankimojë çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit.

Çështja nisi më 20 maj 2026, kur rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, firmosi urdhrin për pezullimin e dekanes së Fakultetit të Drejtësisë. Në aktin administrativ argumentohej se masa merrej pasi Dorina Hoxha kishte shprehur interes për të kandiduar si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), me qëllim, sipas vendimit, garantimin e paanshmërisë institucionale dhe shmangien e konfliktit të interesit gjatë procedurës së përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Rektori pezullon dekanen pas kandidimit në KLGJ, alarm për ndërhyrje politike në Universitetin e Tiranës

22 Maj, 12:58 Në të njëjtin vendim, rektori caktoi profesor Skënder Kaçupin për të ushtruar përkohësisht funksionet e dekanit të Fakultetit të Drejtësisë.

Pezullimi shkaktoi debat në mjedisin akademik dhe juridik, ku u ngritën pikëpyetje mbi bazën ligjore të ndërhyrjes së rektorit ndaj një dekani të zgjedhur me votë nga komuniteti universitar. Në diskutimet publike u theksua se marrëdhënia ndërmjet rektorit dhe dekanit është e rregulluar nga ligji dhe parimi i autonomisë universitare, ndërsa kufijtë e kompetencave administrative mbeten objekt interpretimi ligjor.

Vendimi i Gjykatës Administrative për shfuqizimin e aktit të pezullimit përbën zhvillimin më të rëndësishëm në këtë çështje dhe rikthen dekanen në ushtrimin e mandatit të saj deri në një vendimmarrje tjetër përfundimtare, nëse procedurat gjyqësore vijojnë në shkallët më të larta. drejtesia perplasje Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00 16 Korrik 2026, 15:0115:01Aktualitet Nis “Big Brotheri” shtetëror, qeveria fillon zbatimin e projektit “Smart City”! 16 Korrik 2026, 14:2714:27Aktualitet Rënia e lindjeve dhe popullsisë, Shqipëria nga më të prekurat në Europë 16 Korrik 2026, 13:4613:46Aktualitet Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, mbetet në burg regjisori Petri Bozo 16 Korrik 2026, 12:4312:43Aktualitet UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00 16 Korrik 2026, 11:5811:58Aktualitet Revolta qytetare bën me ‘hije’ qeverinë, blindojnë Kuvendin me policë edhe pse nuk ka protestues! 16 Korrik 2026, 09:4809:48Aktualitet