Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha! Rrëzon pezullimin e paligjshëm nga rektori Artan Hoxha


Në një koment për Report Tv, dekania Hoxha thekson se rëndësia e vendimit të Administratives tejkalon planin personal, dhe përforcon themelet e autonomisë universitare dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

Prof. Dr. Dorina Hoxha duhet të rikthehet menjëherë në detyrën e dekanes së Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës. Ky ishte vendimi që Gjykata Administrative mori sot, duke rrëzuar kështu vendimin e paligjshëm të Rektorit Artan Hoxha, për pezullimin nga detyra të drejtueses së FDUT-së. Në një koment për Report Tv, dekania Hoxha thekson se rëndësia e vendimit të Administratives tejkalon planin personal, dhe përforcon themelet e autonomisë universitare dhe respektimin e shtetit të së drejtës. "Gjykata e ka pranuar ankimin tim, duke njohur paligjshmërinë e vendimit të kundërshtuar. Për mua, ky është një vendim shumë i rëndësishëm, jo vetëm në planin personal, por edhe për mbrojtjen e ligjshmërisë, autonomisë universitare dhe respektimin e shtetit të së drejtës",- shprehet dekania Hoxha. LEXO EDHE:Rektori e pezulloi pa asnjë bazë ligjore, Dekania e Fakultetit të Drejtësisë në UT për Shqiptarja.com: Do kundërshtoj në gjykatë aktin e kundraligjshëm! Shkel parimet e autonomisë universitare Konflikti mes Rektorit dhe Dekanes së Drejtësisë nisi më 20 maj kur me firmë të tij drejtuesi i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha pezulloi nga detyra Dorina Hoxhën duke e arsyetuar me faktin se dekania kishte shprehur interesin për të kandiduar si anëtare Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve dhe kjo krijonte konflikt interesi pasi vetë Fakultet i Drejtësisë ka kompetenca në përzgjedhjen e kandidaturave. Por në fakt ligjet dhe rregulloret e zgjidhin ndryshe këtë moment, dhe në asnjë rast nuk parashikojnë pezullim të dekanit nga të gjitha kompetencat e tij, në një kohë kur është zgjedhur aty nga stafi pedagogjik i fakultetit dhe studentët me votë. Neni 40 pika 5 e ligjit “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, e shpreh qartë se gjatë kohës së procedurës në dekanat për verifikimin dhe zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KLGJ “anëtarët e dekanatit, të cilët kandidojnë, nuk marrin pjesë në mbledhje dhe nuk votojnë. Në rastin e kandidimit të dekanit, detyrat e tij kryhen prej një nga zëvëndesdekanët”. Madje edhe në një udhëzim të firmosur nga vetë Rektori Hoxha thuhej qartë se në rastin e kandidimit të dekanit, rektori cakton që detyrat e dekanit në këtë procedurë, të kryhen nga një prej zëvendësdekanëve, vetëm për këtë procedurë. Ky vendim i Rektorit, të cilit Gjykata Administrative i dha fund si i paligjshëm, u prit me shqetësim për autonominë universitare dhe funksionimin normal të institucioneve të Arsimit të Lartë. K.M/E.H/Shqiptarja.com TAG: Dorina Hoxha Artan Hoxha universiteti i tiranes fakulteti i drejtësisë Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 4021 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?