Lajme Zone
Gjurmët e zullumeve të Vlora Hysenit: SPAK heton zinxhirin e fshirjes së sekreteve, 9 shefa të SHISH-it do merren në pyetje
PolitikëPamfleti

Gjurmët e zullumeve të Vlora Hysenit: SPAK heton zinxhirin e fshirjes së sekreteve, 9 shefa të SHISH-it do merren në pyetje

Sipas informacionit të "Pamfleti"-t nga burime brenda BKH-së, prokurori i çështjes, Altin Dumani, ka vendosur të thellojë hetimin e çështjes me dëshmi dhe indicie nga rrethi i ngushtë i vartësve të Vlora Hysenit.

Vlora Hyseni / Prokurori Altin Dumani do të marrë dëshmitë e shefave të Informacionit, Antidrogës, Kundërzbulimit, Analizës Informative e të tjerëve; disa si të dyshuar për fshirje e fshehje raportesh, për llogari të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit. Një grup ekspertësh nga SHBA, BE e NATO kanë marrë miratimin të auditojnë veprimtarinë e SHISH-it gjatë drejtimit të Vlora Hysenit. Për hetimin e aktivitetit të Vlora Hysenit gjatë 3 viteve e gjysmë në krye të Shërbimit Informativ, SPAK nuk është mjaftuar vetëm me akuzën për nxjerrjen e sekreteve, provat e gjetura në telefonin e saj e të Ergys Agasit dhe dyshimet për transfertat financiare në Gjermani.

Sipas informacionit të "Pamfleti"-t nga burime brenda BKH-së, prokurori i çështjes, Altin Dumani, ka vendosur të thellojë hetimin e çështjes me dëshmi dhe indicie nga rrethi i ngushtë i vartësve të Vlora Hysenit.

Për të zbuluar dhe konkluduar se deri ku është cenuar integriteti, konfidencialiteti dhe siguria e informacioneve që nxirrte ish-Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, do të merren në pyetje shefa sektorësh në Shërbimin Informativ.

Në listën e zyrtarëve që do të pyeten janë 9 shefa të sektorëve të SHISH-it, të cilët, për shkak të funksioneve që mbajnë, kanë patur kontakte më konfidenciale me ish-drejtoreshën Vlora Hyseni.

Do të merren dëshmitë e shefave të Informacionit, Antidrogës, Antikontrabandës, Zbulimit të Brendshëm, Kundërzbulimit, Analizës Informative, Marrëdhënieve me Bashkëpunëtorët e Rekrutuar, Sektorit të Sigurisë Kombëtare, Kontaktit të Brendshëm e të Jashtëm me agjencitë shqiptare e partnere të SHBA-së e BE-së.

Përveç dëshmive si persona që kanë dijeni, ata do të pyeten dhe si të dyshuar për përfshirje me urdhër, me vullnet, ose pa vetëdije, si bashkëpunëtorë në veprimtarinë e dyshuar të paligjshme të ish-drejtoreshës Vlora Hyseni e nëpërmjet saj në favor të Ergys Agasit e të tjerëve.

Sepse në dokumentat dhe të dhënat që agjentët e BKH-së kanë gjetur në makinën, zyrat dhe banesat e Ergys Agasit dhe në telefonët e tij e të Vlora Hysenit, ka gjurmë e fakte implikimesh të shefave të sektorëve të SHISH-it.

Bëhet fjalë për bashkëveprim të vullnetshëm në nxjerrje sekretesh dhe fshirje e fshehje të dhënash paraprake nga raportet e agjentëve të SHISH-it, sidomos nga Departamenti i Analizës Informative për informacionet e mbledhura.

Ky bashkëpunim në fshirje e fshehje informacionesh ka qenë veprimtari klienteliste e organizuar, duke patur mirëkuptim zinxhir mes agjentëve raportues të SHISH-it e deri te zyrtarët e arkivës.

Nga gjetjet e deritanishme rezulton se janë groposur informacione të forta për korrupsion, trafiqe droge, armësh e qenieje njerëzore, kontrabandë.

Janë bërë dekonspirime informacionesh nga korrespondencat tepër sekrete të SHISH-it me Prokurorinë, SPAK-un, BKH-në, Policinë, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Doganat, Tatimet, Antiterrorin, Interpolin, Drejtorinë e Informacionit të Klasifikuar, Agjencinë e Inteligjencës Financiare dhe agjencitë partnere të SHBA-së e BE-së.

Prandaj, siç raportoi "Pamfleti" më 7 tetor 2026, paralelisht me hetimin penal të SPAK-ut, partnerët ndërkombëtarë kërkuan të zbulojnë deri ku ka shkuar veprimtaria e paligjshme brenda SHISH-it dhe çfarë dëmesh mund t'u ketë shkaktuar konfidencialitetit të bashkëpunimit me agjencitë partnere.

Një grup ekspertësh nga shërbimet e inteligjencës së SHBA-së, vendeve të Bashkimit Europian dhe NATO-s ka marrë miratimin e Shtetit Shqiptar që, paralelisht me hetimin e SPAK-ut e në koordinim me të kur të nevojitet, të auditojnë veprimtarinë e SHISH-it gjatë periudhës së drejtimit nga Vlora Hyseni./Pamfleti vlora hyseni spak shish Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Durrësi, porta ku bandat luftojnë për territor: Arrestimet e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit rihapin betejën për kontrollin e portit 11 Nëntor 2026, 11:1611:16Anti-Mafia “Libri i Zi” i PD-së për zgjedhjet 2021/ Gjergj Luca, nga pazaret e votave për PS te denoncimi për strehimin e bandave në Labinot 10 Nëntor 2026, 16:1016:10Anti-Mafia Vëllezërit e Vlora Hysenit u hetuan nga Anti-Mafia e Nicola Gratteri për trafik droge; operacioni “Karaburun” goditi rrjetet e narkotrafikut ballkanik 9 Nëntor 2026, 19:3019:30Anti-Mafia ASHK Tirana Jug/ Flladi Dano në krye të pazareve me legalizimet, denoncime për ryshfet dhe favore për oligarkët e kullave 9 Nëntor 2026, 09:5509:55Anti-Mafia Pas denoncimit të Pamfletit, Doganat shpërndajnë gjobën e Salillarit në media, Erald Delilaj vijon manovrat për ta fshirë 8 Nëntor 2026, 10:0910:09Anti-Mafia Operacioni “Caveau 38” i Antimafias italiane sekuestron 240 kg kokainë, rrjeti i pastrimit të 14 mln eurove nga Milano drejt argjendarive në Tiranë 8 Nëntor 2026, 10:0210:02Anti-Mafia